• |
ide | kryesore

Sterling tregohet naiv, video bëhet virale mes tifozëve: “Stërvitja e parë dhe e pyete djalit se kush dreqin je?”

-Instant, Sport, Video



Raheem Sterling është larguar nga Manchester City dhe është bashkuar zyrtarisht me Chelsea. Sulmuesi u nis për në Shtetet e Bashkuara për turneun parasezonal dhe u takua me shokët e tij të rinj, por mesa duket kishte disa dyshime për një prej tyre. Futbollisti anglez në fakt ka pyetur Malang Sarr se në cilin rol luan. Gjithçka është filmuar nga kamerat, më pas video është publikuar në rrjetet sociale dhe në cast është bërë virale. Sterling nuk e njihte francezin 23-vjeçar? Ndoshta, por mund të ketë edhe një shpjegim tjetër.

Blues janë aktualisht në Los Angeles të Kalifornisë për t’u përgatitur për sezonin e ri. Gjatë këtij turneu, Sterling u njoh me shokët e tij të rinj, përfshirë Sarr. Takimi i tyre, megjithatë, u bë viral në rrjetet sociale për shkak të një pyetjeje të bërë nga Raheem. Ndërsa të dy lojtarët shkonin për në LA Dodgers Stadium, ish-sulmuesi i City e pyeti francezin: “Në realitet je qendërmbrojtës, apo mbrojtës i majtë?” Sarr iu përgjigj: “Mbrojtës qendëror”.

Biseda e tyre i çmendi rrjetet sociale. Madje, shumë tifozë kanë mbetur të habitur nga pyetja e Sterlingut dhe nuk kanë munguar batutat: “Stërvitja e parë dhe e pyete djalin se kush dreqin je”, ka shkruar dikush. Një tjetër shtoi: “Joooo, burri i tha “çfarë pune bën?””.

Sterling nuk e dinte se kush ishte? Jo në të vërtetë, mund të ketë një arsye tjetër. Disa tifozë besojnë se pyetja është nxjerrë jashtë kontekstit. Një përdorues i Tëitter shpjegoi: “Sarr u gjykua mizorisht nga tifozët e Chelsea për paraqitjet e tij në të majtë. Unë mendoj se Sterling donte të mësonte rolin e tij të preferuar”. Francezi, në fakt, është një qendërmbrojtës, por ai u përdor edhe si mbrojtës i majtë dhe Sterling ndoshta donte të kuptonte se cili ishte roli i tij në të vërtetë, ose cili ishte i preferuari i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *