• |
ide | kryesore

Dyshime për drogë në portin e Durrësit, shoqërohen 30 punonjës të sigurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dyshime për drogë në portin e Durrësit. 30 persona janë shoqëruar nga policia, pas dyshimeve se në territorin shqiptar mund të ketë hyrë sërish drogë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se të shoqëruarit janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.

Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.
Gazetarja Haxhiaj, duke iu referuar burimeve, raporton se ka dyshime që hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.

Duke qenë se porti është i pajisur nga kamerat e sigurisë, aktualisht po analizohen pamjet për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet.



1 Comment

  1. Bananet, qymyri e mallra te ndryshme zbarkojne me droge ne Durres e prej vitesh.

    Fakti qe porti i Durresit nuk normalizohet tregon se kontrollin e tij e kane ne dore “cunat” e mafias qe kerkojne te lajne parate e “mallit” me nje ligj te qeverise per amnisti fiskale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *