• |
ide | kryesore

Riaktivizohet zjarri tek Kepi i Rodonit, shkrumbohen hektarë me pyje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zona të ndryshme në vend janë përfshirë nga flakët. Së fundmi zjarr është raportuar edhe tek Kepi i Rodonit.

Zarri ka krijuar një re tymi. Zjarri vijon prej dy ditësh, ndonëse u fik njëherë nga ana e zjarrfikësve është riaktivizuar sot.

Zjarri vijon të shkrumbojë hektarë me pyje në kodrat e Kepit te Rodonit dhe po përparon në mënyrë të frikshme i favorizuar edhe nga era e fortë .

Edhe pse në vend ndodhet reparti zjarrfikës i Durrësit është e pamundur ndërhyrja me mjete pasi duhet ndërhyrje ajrore.

Aktualisht situata është kritike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *