• |
ide | kryesore

Dikur si lojtar tani si trajner, Josa sfidon Universitatea Craiova jo si favorit: “Ky fakt nuk na favorizon”

-Instant, F1, Sport



“Nuk kam pasur shumë gjëra për të ndryshuar, sepse ekipi më është përgjigjur. Kemi pasur problemin e Latifit, të cilin do ta sjellim në gjendjen e duhur ngadalë. Lojtarët e dinë se cili do ta nisë nga fillimi dhe cili do të jetë i gatshëm”. Mirel Josa nuk zbulon asgjë në lidhje me formacionin me të cilin Vllaznia e tij do të bëjë debutimin europian, në raundin e dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova. Megjithatë, tekniku është i bindur se faza përgatitore në Austri e ka sjellë skuadrën në formën më të mirë, në prag të sfidës me rumunët. “Jam i sigurt që Vllaznia është në gjendje optimale për këtë sfidë – tha i bindur tekniku në konferencën për shtyp -. Zhvillimi i ndeshjes për në turin e dytë të Ligës së Konferencës na ka bërë mirë sepse kemi pasur kohë më shumë për tu përgatitur. Kemi pasur pushimin e duhur, të gjithë duan pushimin e duhur për tu përgatitur për fazën përgatitore.”

Universitatea Craiova është një rival jo i panjohur për skuadrat shqiptare, duke qenë se ka patur përballje më parë me Partizanin dhe e fundit ajo me Lacin, që e eleminoi skuadrën rumune sezonin e kaluar. Por pikërisht ky fakt, për Josën, penalizon Vllazninë: “Universitatea Craiova është një kundërshtar me histori në futbollin e Rumanisë. Unë e mbaj mend kur kam luajtur vetë me Dinamon e Bukureshtit, kanë qenë tre skuadrat e para së bashku me Steauan. I kemi parë ndeshjet e kësaj skuadre, i kam ndjekur edhe lojtarët në mënyrë individuale dhe këtë për interesimin që kam pasur për kundërshtarin, por mua më intereson se çfarë duhet të bëjë skuadra ime. Craiova ka luajtur vjet ndaj Laçit dhe ky fakt ne nuk na favorizon sepse do t’i marrin masat ndryshe”, përfundoi Josa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *