• |
ide | kryesore

Neville në ‘sparkatë’ ndaj Barcelonës: “Një klub i dëshpëruar. Ja përse kërkon Super League”

-Instant, Sport



Në orët e fundit, Barcelona ka shpallur publikisht pjesën e dytë të marrëveshjes me Sixth Street, fond që do të blejë 15% të tjera të të drejtave televizive të klubit katalanas në La Liga për 25 vitet e ardhshme. Marrëveshja vjen pas blerjes së shpallur më parë të 10% të të drejtave televizive, për shumën prej 207.5 milionë euro (dhe një fitim kapital prej 267 milionë), një shumë e nevojshme për të shpëtuar buxhetin 2021/22. Për këtë cështje ka dashur të flasë Gary Neville përmes rrjeteve sociale, duke mos kursyer kritikat e ashpra ndaj klubit katalanas.

Ish-lojtari anglez e komentoi lajmin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga Barcelona me disa fjalë të ashpra: “Pse Barcelona ende po e shtyn për Super League dhe e dëshiron akoma? Kjo është arsyeja. Një klub i dëshpëruar me 1-2 miliardë euro borxhe shet të drejtat e ardhshme televizive për të blerë lojtarë sot, me shpresën se kjo do të sjellë menjëherë përfitime. Sikur të hidhte zaret (duke vënë bast)”, ishte komenti i ashpër i Neville.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *