• |
ide | kryesore

Vetëm 14% e austriakëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE

-Instant, Lajme, Të fundit



Vetëm 14% e austriakëve janë dakord me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këtë shifër e ka publikuar një prej gazetave më të vjetra në Austri, “DiePresse”, bazuar tek një sondazh i fundit i kryer. Sipas shifrave të sondazhit të realizuar nga Gesellschaft für Europapolitik – Shoqëria për Politikë Europiane, në muajin prill, kjo përqindje ishte 35. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, vetëm 20% e të anketuarve janë shprehur dakord në korrik për anëtarësimin e saj në BE, një rënie me 6% krahasuar me rezultatet e sondazhit të realizuar në prill të këtij viti.

Austria gjithmonë ka qenë një mbështetëse e rrugëtimit europian të Shqipërisë, si dhe historikisht ka qëndruar krah vendit tonë që nga shpallja e Pavarësisë. Sipas “DiePresse”, ajo që befason më shumë në reagimin publik është se, pavarësisht linjës së pandryshuar të politikës austriake, tashmë që dy shtetet nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësim, pëlqimi për përfshirjen e tyre në union – një gjë që parashikohet të ndodhë pas një dekade – ka pësuar rënie.

“DiePresse” konsiderohet si një ndër gazetat më të mëdha në Austri, që ka nisur botimet në vitin e largët 1848.



4 Comments

  1. Toni Blair, një kryeministër liberal, armik i konservatorëve britanikë, ka korruptuar konservatorët britanikë për llogari të Edi Ramës. Jam shumë i çuditur se si Cherry Blair, gruaja e Toni Blair, që merrte 270 mijë paund çarterin për t’u takuar me Liri Berishën më 2010, nuk ja ka mbajt dorën burrit të saj, duke i thënë “fali këta se na kanë dhënë dhe ne lekë”.

    Idiotësitë vazhdojnë me faktin që Britania s’ka qeveri legjitime se qenka dorëhequr Boris Johnson (Gjonsoni siç e shqiptojnë ne PD)Sondazh i paguar nga njerzit e sorosit dhe britaniket e toni bler

  2. Në një hark relativisht të shkurtër kohor, sekseri serb, Damir Fazlliç, u bë i famshëm në Shqipëri nga Sali Berisha, si simbol i aktiviteteve të dyshimta, i grabitjes së pronave në bregdetet, si urë lidhëse mes familjes Berisha dhe qarqeve të Beogradit, për monopolin e importit të energjisë, për kapjen e naftës dhe gazit, për tenderat e rrugëve, për pastrim parash etj. Një herë kur prokuroria shqiptare tentoi ta ndalonte, ajo u përball me ofensivën e qeverisë së Berishës dhe të gjitha institucioneve të kontrolluara prej saj.

    1. opozita ka 10 vite qe nuk ka asnje pushtet, dhe PS e akuzon prape. Vazhdoni se keshtu do ju hedhin nga pushteti

  3. Në 32 vjet ne marrim ndihma nga BE, ndihma nga Britani, ndihma nga Amerika dhe në vend që të shkojmë për të ndërtuar ura e shkolla, kanë shkuar për të ndërtuar vila në Gjirin e Lalzit. Berisha është një nga këta. Berisha i humbi mundësinë Shqipërisë që të hynim në një stad tjetër zhvillimi. Por pamë shpërthimet e Gërdecit, pamë se si vrau njerëz në Bulevard.Por nga pushteti i korruptuar dhe vjedhur popullin dhe me parate e vjedhura sot bejne jete luksi neper vilat anembane vendit o shpellkare duhet te paguajne per ate qe kane vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *