• |
ide | kryesore

Aksident në minierën e Martaneshit, plagoset rëndë një minator

-Instant, Lajme, Të fundit



Një minator ka mbetur i plagosur rëndë, pasi i ka rënë një sasi shkëmbor në minierën e Martaneshit. Masivi shkëmbor ka zënë poshtë 56-vjeçarin me iniciale M.B i cili u plagos rëndë. Për pasojë, 56-vjeçari u dërgua helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë ku do të marrë mjekimin e nevojshëm.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *