• |
ide | kryesore

Komediani i rikthehet incidentit me Will Smith

-Instant, Paparazzi, Slider



Chris Rock i është rikthyer sërish incidentit me Will Smith në Oscars 2022.

Teksa performonte në Qendrën e Arteve të PNC Bank në New Jersye, Chris u shpreh se edhe pse shuplaka “e lëndoi”, ai nuk  ekonsideron veten viktimë.

Ndërsa pati shumë polemika pasi Will,  u ngjit në skenë dhe goditi aktorin, ai tha se vendosi të vazhdonte me punët e tij, duke  u paraqitur për një shfaqje komedi menjëherë pas ngjarjes. Po , shkova në punë të nesërmen… Nuk shkoj në spital për dicka kaq të vogël”.

Më pas ai bëri një shaka tjetër rreth shuplakës.  “Kushdo që thotë ‘fjalët lëndojnë’ nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë,”deklaroi ai.

Smith doli në skenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 27 mars dhe goditi Rock pas një batute që ai bëri për gruan e tij Jada Pinkett Smith e cila vuan nga alopecia.Komediani thuhet se nuk dinte për gjendjen e saj mjekësore.

Në atë kohë, të pranishmit menduan se shuplaka – e cila ka faqen e vet të Wikipedia-s – ishte shaka, por shpejt kuptuan se Smith ishte i mërzitur kur u kthye në vendin e tij dhe bërtiti: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë.

Menjëherë pas kësaj, aktori u kthye në skenë për të pranuar fitimin e tij të parë Oscar për aktorin më të mirë në filmin biografik të Venusit dhe Serena Williams “King Richard”.

Edhe pse ai festoi atë natë, Will më vonë dha dorëheqjen nga Akademia. Ai është i ndaluar të marrë pjesë në Oscar për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *