• |
ide | kryesore

Çfarë vendosi gjykata për Feron

-Instant, Paparazzi, Slider


1 muaj paraburgim për Feron. Kështu vendosi Gjykata e Gjilanit pas videos së publikuar në rrjet ku ai dhunonte një person.

Në video, Fero shihej duke qëlluar me grushta një person që ndodhej brenda një makine. Ngjarja ndodhi në qytetin e Gjilanit dhe pas publikimit të pamjeve të dhunshme, policia arrestoi reperin.

Sot ai doli para Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe u vendos që Fero të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Sipas avokatit të tij, këngëtari ka qenë duke pirë kafe në lagje, ka parë disa të rinj në kafene dhe kishte vendosur t’i qeraste. Në një moment ka kaluar një makinë me persona që e kanë provokuar duke vendosur një këngë të Unikkatilit ku ai shan publikisht Feron. Kjo gjë ka çuar në reagimin e dhunshëm të Feros.


1 Comment

  1. Qenka provoku Fero-therra. Burr i madh ky, s’lejon te provokohet. I duhen tash nje kohe e mire burgu qe ta provokojne te burgosurit e tjere. Mos t’i japim hapesire, Ferinjve, gango-toktoksarve, perputhsave dhe kep-tundusave. Jane vetem llum i shoqerise, keqmotivim i rinise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *