• |
ide | kryesore

Arrest me burg për ish-efektivin e RENEA-s dhe mikun e tij, dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-efektivin e RENEA-s Remal Radën dhe mikun e tij Elton Hithi, te arrestuar pasi u kapen me snajper në mjetin e tyre luksoz. Më pas gjatë kontrollit të banesave atyre iu gjetën dhe armë në banesa. Sipas prokurorisë dyshohet se ish-efektivi i RENEA-s është pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë.

“Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të pandehurit.

Ndaj tyre rendojne akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë. Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *