• |
ide | kryesore

Operacioni antidrøgë, shkatërrohet grupi kriminal në Kurbin, 6 të arrestuar

Lajme, Të fundit



Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Guardia di Finanza italiane. Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Nga operacioni janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Mes të arrestuarve është edhe ish-shefi i policisë Arlind Ismailuka.

Policia ka bllokuar 4 gomone ndërsa ka gjetur edhe një velierë të djegur nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim fshehjen e provave. Të arrestuar janë edhe shtetas të huaj, ndërsa ky grup kriminal trafikonte drogë në rrugë detare. Operacioni vijon ndërsa urdhër arrestet janë lëshuar nga SPAK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *