• |
ide | kryesore

Shpërndante heroinë në Elbasan, arrestohet 37-vjeçari me precedentë kriminal

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim për shpërndarje të drogave të forta në Elbasan. Policia njofton se ka arrestuar E. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa në kërkim është shpallur E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan. Mësohet se 37-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *