• |
ide | kryesore

FBI ‘bastis’ rezidencën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

-Instant, Kryesore



Rezidenca e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Florida është kontrolluar nga FBI-ja, dhe disa dokumente nga brendësia e saj janë sekuestruar. Hetuesit federalë kanë ‘bastisur’ resortin Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas, rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës, pas një hetimi mbi disa shkresa që ish-presidenti mund t’i ketë çuar në këtë banesë. Kjo lëvizje e Departamentit të Drejtësisë tregon për një përshkallëzim të hetimit mbi ‘zhdukjen’ e 15 kutive të të dhënave presidenciale nga Shtëpia e Bardhë. Në shqyrtim është duke u marrë edhe mundësia e shkatërrimit në mënyrë të paligjshme të këtyre dokumenteve nga ana e Trump.

 “Shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, është bastisur dhe pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha Trump në një deklaratë për mediet të hënën në mbrëmje, duke shtuar: “Ata madje hapën edhe kasafortën time!”

Edhe më herët ish-kreu i SHBA-ve ka qenë nën vëzhgim për shkak të disa shkeljeve të Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, që detyrojnë ruajtjen e dokumenteve të Shtëpisë së Bardhë. Për aktin e heqjes ose shkatërrimin e qëllimshëm dhe të paligjshëm të të dhënave presidenciale, statuti parashikon dënime që fillojnë nga gjoba, burgimi apo përjashtimi nga mbajtja e postit aktual ose të ardhshëm. Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentojë mbi bastisjen e shtëpisë së Trump, por ky veprim duket se paralajmëron një rrezik të mundshëm ligjor për Trump. Gjatë kohës së kontrollit të ushtruar, ish-presidenti nuk ishte në Mar-a-Lago pasi gjendej në klubin e tij të golfit në Bedminster, Neë Jersey.

Trump’s Mar-a-Lago resort in Palm Beach, Florida.
Resorti Mar-a-Lago

Gjatë presidencës së Trump Mar-a-Lago njihej si “Shtëpia e Bardhë e Dimrit”. Ish-presidenti dhe gruaja e tij, Melania, u rikthyen në resortin e Floridës pasi u larguan nga Uashingtoni dhe që atëherë, presidenti e ka bërë atë qendër të veprimtarisë së tij politike.

Bastisja e shtëpisë vjen pak pasi Trump ka thënë se po përgatitet për një kandidim të tretë të mundshëm presidencial në 2024. Po ashtu, ketë ngjarje e ka paraprirë edhe një seri dëgjesash të mbajtura lidhur me sulmin e 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të furishme, Trump e krahasoi sulmin e FBI-së me “Watergate” dhe akuzoi radikalët e majtë që sipas tij janë të frikësuar dhe do të bënin gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet e ardhshme afatmesme.

A worker in a dark jacket standing in a parking area lifts a clear plastic bin filled with documents from several large piles of bins, boxes and large rectangular objects wrapped in brown paper.
Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve transferoi të dhënat në janar nga Shtëpia e Bardhë e Trump në komitetin e Dhomës së 6 janarit

Departamenti i Drejtësisë kanë vlerësuar mundësinë e hapjes së një hetimi penal, që nga prilli i këtij viti, mbi çështjen e heqjes së dokumenteve nga Trump. Zbulimi mbi zhdukjen e 15 kutive me materiale u bë nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve (Nara) teksa përgatitej për të transferuar të dhënat nga Shtëpia e Bardhë në komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetonte mbi ngjarjet e 6 janarit. Këto kuti, që ishin zhvendosur në Mar-a-Lago, iu kthye Nara-s pas negociatave me avokatët e Trump. Megjithatë zyrtarët zbuluan se ish-presidenti kishte marrë me vete disa dokumente të klasifikuara, me rëndësi për sigurinë kombëtare.

“Për shkak se Nara identifikoi informacione të klasifikuara që mungonin në kuti u detyruam të komunikonim me Departamentin e Drejtësisë,” tha kryearkivisti David Ferriero në një letër drejtuar Kongresit.

E gjithë kjo sagë nxiti komitetin e mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kongresmenia Carolyn Maloney, që të hapte një hetim të veçantë mbi heqjen ose fshehjen e të dhënave të qeverisëm që është një vepër penale.

Lajmi mbi këtë ngjarje nuk u prit mirë nga mbështetësit e Trump, të cilët të bindur se ish-presidenti sërish po akuzohet padrejtësisht janë mbledhur jashtë Mar-a-Lago të hënën në mbrëmje./ Lapsi.al 

 

Burimi: The Guardian

Perktheu: ©Lapsi.al



26 Comments

  1. Duket pak si ajo shpallja “non grata” e Berishes. Me shume gjasa behet per te mos lejuar kandidimin e Trump ne vitin 2024. Demokracia ekziston vetem ne leter dhe ne deklarata, veprimet ose menyra e te vepruarit, jane dicka tjeter dhe nuk kane asnje lidhje me demokracine.

  2. Dikur shpresonim te behej shqiperia si amerika, Ndodhi e kunderta u be amerika si si shqiperia ku shteti perdor pushtetin per te shtypur opozitaret. Turp

    1. Ky e ka gjet zgjidhjen.
      Gjykata eshte e kapur.
      Policia e korruptuar.
      Mua mos me prekni. Se bej c far te dua.

  3. DMTH… Sipas jush. Ky trapi mund te bej cti doj trapi.
    Drejtesis ne usa, as i plas fare se kush je.
    Mos e ngatroni me drejtesin ton.

    1. Ik . Te qofsha rrobte se Demokratet po vrasin, vjedhin, grabisin. Cfate u be per vjedhjet e Joe Biden dhe Hunter Biden? Per vjedhjet e Nancy Pelosi? Pse su fut njeri ne burg per vjedhhet e votace? Ti je Homoseksual me line e Majmunit

      1. A ti paske pjerdhur.. Te ngelen ne goje homoseksualet. Me sa duket qenke i zhgenjyer prej tyre. Ta paskan ber bythen me zinxhir.

    2. Kari i sorrosit njesoj si karat e rilindjes, nuk ke kuptuar asgje.dhe e gjithe bastisja edhe sikur te gjeje dicka perfundon me gjobe ne rastin me te keq por bq aq kuptojne

  4. Alqi me babain, çfarë ka bërë më shumë se Monika me vëllain? Si financonte partinë vëllai i Kryemadhit përmes SGS me bekimin e Metës,shteti amerikan ta shpartallon sumen edhe kur ti e ke mendjen,dallkauket dhe ne amerike si filo rusin tramp e kane vendin ne hale atje ku ky burre i hidhte letrat

  5. Bravo bashkeatdhetaret e mij . I vute ne vije punet atje ne Shqiperi e tani do I rregulloni te Amerikes .Pika qe sju bie

  6. Amerika ishte ne rregull..u prish nga klyshet e kuq duke shfrytezuar njerez indiferentet pa shtylle kurrizore si ti

  7. “Opozita s’është komisariat protestash”/ Manjani kundër Berishës e Metës: S’dilet në rrugë për çdo gjë, Rama rrëzohet me ide. Urgjent kandidatët…!Shpellkare digjoni Yllin e salihut cfare ju thote

      1. Ej budallej mos u degjoj Njgjela se u mori ne qafe si agjend i FBI.
        Ne Shqiperi FBI po mbledh kanoce. Hahahaha
        Mos na merzisni dhe Kimeten.

  8. Bo bo…. Po rra dhe Trapi ne burg. Cfar do bejn TRAPAT e shqiperis????
    Po duhet te jesh nje trap, qe mos ta kuptosh, qe ky eshte nje komplot ndaj berishes. Se duke goditur trapin. Godasin dhe trapin berish. Se ata jan dy trapa te pa ndashem.

  9. Per te gjithe shpellkare dumbabista maloke trampista etj.Drejtori i FBI emerohet nga presidenti per 10 vjet. Ky drejtor, Christopher Wray, eshte emerim i Trump.

    Avokati i pergjitheshem, Garland, ish- gjykates federal, ish- emerim i Obamës per gjykaten supreme, njihet si njeri shume i matur.

    Perveç kesaj, per te bastisur nje shtepi, duhet urdheri i gjykates. FBI duhet te shkoje ne gjykate dhe te provoje qe bastisja eshte e nevojeshme.

    1. Meqe dole te gjykata se garland dihet qe esht deep state. Gjykatsi qe ka firmos bastisjen ka punu per epstein. Ka prap per belulin po deshe…

  10. eshte momenti i globalisteve…

    eshte investu fort kto 3 shekujt e fundit per te mberritur ktu

    ne asnje kohe nuk kane qene forcat konservatore me te dobta, ne te njejten kohe, ne te gjithe planetin…

    po sistemi do degjeneroje nga brenda, me lgbtq+ ne krye te politik-hartuesve kudo ne perendim…

    nga jashte nuk kemi ca ju bojme, jane te forte, kane leke pa fund, kane sistemin juridik komplet ne dore, ushtri dhe teknologjine…

    e vetmja zgjidhje eshte lufta brenda llojit, perplasjet ego-psikopate per majen dhe vet-shkaterrimi i gender-politics

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *