• |
ide | kryesore

Diane Keaton: Falë meje, Al Pacino mori pjesë në “Godfather”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Diane Keaton ka folur së fundmi për fillimet e karrierës së saj në film.

Gjatë një intervite për Et. Keaton kujtoi pjesëmarrjen e saj  në The Godfather dhe dyert që i hapi ai film në aktrim.

“Kam bërë audicionin për “The Godfather” duke mos e lexuar kurrë dhe nuk dija asgjë për të, dhe thjesht isha aty, po qëndroja aty si çdo grua tjetër”, kujtoi ajo. “Nuk e dija se për çfarë dreqin isha atje. Dhe mëdhanë mua  atë rol!”

Ndërsa ajo kishte marrë pjesë, producentët dhe regjisori Francis Ford Coppola ishin ende në kërkim të aktorit të duhur për të luajtur Michael Corleone, trashëgimtari ngurrues i familjes së krimit Corleone.

“Askush nuk e donte Al Pacinon. Ata nuk donin që ai të luante atë pjesë, dhe unë isha tashmë pjesë e filmit,” kujton Keaton. “Unë kisha marrë pjesë përpara Al Pacino-s në “Kumbari 1″! A nuk është e çuditshme kjo?”

“Kështu qëpasi unë u bëra pjesë kastit ata e thirrën për një audicion ku ne aktruam një pjesë seë bashkë dhe më pas ai u pranua”,vazhdoi ajo. “A e beson këtë? Ai kishte bërë audicion më parë dhe ata nuk e donin atë.”

 

Tani, 40 vjet më vonë, Diane luan personazhin kryesor në filmin e saj të ri, Mack & Rita. Filmi ndjek një shkrimtare 30-vjeçare  Mack (Elizabeth Lail), e cila pa dëshirë pranon të shkojë në Palm Springs për një festë beqarie për shoqen e saj më të mirë Carla (Taylour Paige). Megjithatë, kur mbërrin, Mack shndërrohet në mënyrë magjike në veten e saj të ardhshme 70-vjeçare, e cila quhet hallë Rita (luajtur nga Keaton).

Aktorja foli për atë që e tërhoqi atë në rol, duke thënë: “Nuk ka shumë  filma të drejtuar nga femrat, kështu që ne jemi me fat që mund ta bëjmë një të tillë.”

Mack & Rita do të dalë në kinema më 12 gusht./Lapsi.al

See the source image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *