• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj Salman Ruzhdie/ Mediat iraniane përgëzojnë autorin: Duhet t’i puthim dorën

-Instant, Lajme, Planet



Sulmi me thikë ndaj autorit të njohur Salman Ruzhdie është përgëzuar nga media shtetërore e Iranit. Ndryshe nga dënimi që sulmi pati në Perëndim, mediat iraniane kanë falënderuar agresorin për guximin.

“Një mijë bravo për njeriun e guximshëm dhe të përgjegjshëm që sulmoi të ligun Salman Rushdie në Nju Jork. Dora e njeriut që theri qafën e armikut të Zotit duhet puthur”, ka shkruar Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i gazetës së linjës së ashpër Kayhan.

Shariatmadari është emëruar drejtpërdrejt nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, llogaria e të cilit në Twitter u pezullua në vitin 2019 pasi ai postoi se dënimi me vdekje kundër Sir Salman ishte i pakthyeshëm. Salman aktualisht nuk është në gjendje të flasë dhe është në një respirator në një spital të Nju Jorkut, ndërsa agjenti i tij ka konfirmuar se autori ka të ngjarë të humbasë një sy. Romani i Salman i vitit 1988, “Vargjet Satanike”, u perceptua si blasfemues nga komuniteti islamik.

Një vit më pas, ish-udhëheqësi fetar i Iranit Ayatollah Sayyid Ruhollah Musavi Khomeini shpalli një fetva kundër tij duke u bërë thirrje muslimanëve në mbarë botën që të vrisnin autorin me origjinë indiane. Si rezultat, autori u detyrua të fshihej për vite të tëra dhe dënimi me vdekje nuk u hoq kurrë. Kujtojmë se Selman Ruzhdie u sulmua duke u goditur 15 herë me thikë ndërsa ishte duke folur në një seminar në New York.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *