• |
ide | kryesore

Tiranë/ Gjendet i mbytur 50-vjeçari në liqenin e fshatit Lanabregas

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e djeshme në liqenin e fshatit Lanabregas, në Tiranë. Sipas policisë nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

“Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *