• |
ide | kryesore

Starkitektët e Tiranës

Arkiva, Blog



Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme, meqenëse mainstreami konsumist thotë se fotografimi është i vetmi përjetim, dhe kush nuk fotografon, nuk ekziston e aq më pak jeton…

Sipas vetë starkitektëve që paguhen miliona euro për të projektuar çibanë mbi Tiranë, qeveria e Shqipërisë po angazhohet për ta bërë nacionalizmin “as të mirë as të keq”, por sexy and cool.

Pra angazhim për depolitizim dhe komercializim. Dehistorizim dhe whitewashing, apo redandblackwashing.

Lexo më tej:

The Guardian: Kullat si monumente nacionalisto-korruptive të Tiranës

Në fakt, our sexy and cool criminals, tallen me simbole e figura kombëtare, shkencore, kulturore, sportive, të cilat i përdorin për të justifikuar lakminë e tyre të pangopshme për para. E përdorin Skënderbeun, flamurin dhe imazhet e Shqipërisë siç përdorin çdo gjë tjetër, pra për të bërë cool pastrimin e parave të mafias. Mirëpo sapuni nuk është fajtor për duart e zhytura në gjak e jashtëqitje.

Rezultati i sexinessit të starkitektëve është një sexless city, i pabanueshëm, jomikpritës, përzënës i kujtimeve dhe i jetëve njerëzore, i ashpër ndaj shtresave të ulëta e të mesme, i prostituuar ndaj shtresave të larta arroganta e turistike. Me çmime të metrit katror sa katër-pesë rroga mesatare mujore, pa infrastrukturën e nevojshme për të përballuar popullimin intensiv që sjellim ndërtesat e larta.

Nëse Tirana është një “white canvas” mbi të po pikturojnë kriminelë e psikopatë, starkitektët janë veç veglat e tyre, që vënë veten në funksion të gjithkujt për gjithçka as long as it pays.

*Marre nga Facebook i autorit Arber Zaimi



3 Comments

  1. Ky Arberi,eshte shqiptar,apo ,,,,,se shkruan nje shqipe te ndotur,me shume fjale te “ndyra”,qe nuk i takojne gjuhes tone.Pykat e huaja,gjuha shqipe,nuk i pranon,sepse,eshte me e pasur,se gjithe te tjerat,dhe sidomos,me e pastra,prej tyre.Me kete gjuhe,ky Arberi,ndyn edhe emerin e vet!

  2. Kryepsikopati e ka bere shqiprine te jete hasmi sejcilit , aliene per vendalijte, brutale per te skamurit, kurva e te kamurve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *