• |
ide | kryesore

Kritikat për ndotjen e ajrit/ Rama tregon sa të bukura janë kullat e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke i bërë foto kullave në qendër të Tiranës. “My beautiful city” shkruan Rama teksa fikson në celularin e tij ngrehinat e larta pas bashkisë.

Admirimi i Ramës për kullat nuk është më lajm, por dëshira për t’i bërë një foto kullave i është ripërtërirë në një moment kritikash për ndotjen e ajrit në Tiranës. Sipas matjeve të profesorit Besnik Baraj, në zonat më të populluara të Tiranës niveli i ndotjes është në nivele alarmante. Grimcat 2.5 mikron që shkaktojnë sëmundje të ndryshme janë në nivele 10 apo 20 herë më të larta se mesatarja e OBSH.

Prandaj dhe sot, Rama kur ka dalë nga zyra në kryeministri, nuk ka marrë për nga rruga që të çon në fshatin Surrel lart drejt Dajtit, atje ku ngrihet vila e tij mes ajrit të pastër dhe mes gjelbërimit. Por ka kaluar një herë nga qendra, ku ajri vërtet është i ndotur, por nuk përbën ndonjë rrezik nëse qëndron aty sa për t’i bërë një foto kullave.

https://lapsi.al/2024/01/30/ajri/



8 Comments

    1. Edhe Baren e bete mediatiks te Sales? Ai ne fakt eshte debatiksi juj.
      Ti per vete mos e rruj fare, kenaqu me bolet e palloshit dhe thith smog-un e Tiranes.

  1. te qifsha robt se e shkatterove kte qytet bashke me saliun dhe meten thotë:

    te qifsha robt se e shkatterove kte qytet bashke me saliun dhe meten

  2. Vertetesi e mashtrimet qe ben kllouni kryeminister.Ky, te zezen e ben te bardhe, e te kunderten., Me kete reklame i jep pergjigje mafies, SA BUKUR I LANI PARATE, Por per shkatrrimin historik, per ndotjet qe i shkatrruan jete popullit ky bandit feston.Nuk po numurojme politikat e roberimit ekonomik me tendenca anti kombetare.Ky, eshte pra krye banditi, e jo kryeministri qe na vjedh votat, e jeten.

  3. E bukur nga pamja e kalbur nga brënda me helmet që ka. Të na rrojë bukuria paçka se njerëzit thithin këto helme dhe ju shkurtohet jeta!!!

  4. Ky lideri i neoenverizmit, kryeshkerdhata Edvin, bashke me kelyshin Erion , tash as qe mundohen te kamuflohen ne sjelljen djallezore per t’a shkaterruar kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *