• |
ide | kryesore

Fati i Ervis Martinajt mister, ish-prokurori parashikon se kur do të zbulohet ngjarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ foli për vrasjet dhe kriminalitetin në vend.

Gjatë bisedës në studio me gazetare Marsela Karapanço, Hajdari tha se nga insitucionet duhet të ketë bashkëpunim, dhe se sipas tij SPAK është timoni dhe se është ai që udhëheq hetimet.

I ndalur tek rasti i Ervis Martinajt i shpallur i zhdukur nga familjarët, ai tha se shumë shpejt pritet edhe të zbardhet e vërteta.

“Nuk do të jetë shumë e gjatë koha, por do të kuptohet nëse do të jemi përpara një inskenimi, apo larje hesapesh, Nuk ka informacion, por duke parë se si funksionon, bota ka përparuar, ka satelitë, hetime të thelluara. SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje do ta kenë situatën e qartë, nëse ndodhen para një stimulimi apo një ngjarje tjetër.” 

Lexo më tej: Denoncimi/ A është eleminuar Ervis Martinaj? 



6 Comments

  1. Tani te nxirrni kete qe te jape mend si ish prokuror ku eshte kryinspektor dhe kryepatronazhist qe dhe te birin e perdor per pastrim ne emer te oligarkeve…

  2. Shqiperine e ka kthyer ne vend kriminal dhe ka vetem nje emer Edi Kristaq vrasesi me Firme dhe Vule dhe banda e tij kriminale dhe Hajdute !!Kjo per te larguar sa me shume njerzit nga vendi😞

  3. Kur ish prokurore, ish drejtues SHIK-u behen analiste e opinioniste, ne qytetaret mendojme se kane nderruar zanatin dhe kane hyre ne politike per sherbime mediatike.

    Madje jane aq te zellshem sa nuk lene vitrine mediatike pa folur, mjafton nje telefonate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *