• |
ide | kryesore

Fenerbahce e Ferencvaros sigurojnë grupet e Europa League: ja rezultatet e arritura në playoff

-Instant, Sport



Përballje interesante në ndeshjet e playoff të Europa League, edhe pse duhet thënë se sfidat nuk dhuruan ndonjë surprizë të madhe, me pretendentët që arritën të triumfonin, e me Fenerbahce e Ferencvaros që pothuaj kanë siguruar fazën e grupeve, përjashtuar këtu ndonjë befasi të madhe. Zhgënjimi i vetëm mund të konsiderohet Gent, që u thye nga Omonia në shtëpi.

Zyrih rrëmben fitoren 2-1 kundër Hearts falë një goli të Blerim Xhemajlit, sukses sigurie 3-1 edhe për Malmo, që likuidoi Sivaspor, ndërsa gjigantët turq të Fenerbahçe shkuan të fitojnë në shtëpinë e Austrisë së Vienës 0-2. Qipriotët e Apollon ndalën në 1-1 grekët e Olympiacos, që janë favoritë në sfidën e kthimit. Në barazim është ndarë edhe sfida mes Pyunik dhe Sheriff Tiraspol.

Europa League Qualification
HJK Helsinki 1-0 Silkeborg
Ferencvaros 4-0 Shamrock Rovers
Apollon Limassol 1-1 Olympiacos
FC Zuerich 2-1 Hearts
Malmo FF 3-1 Sivasspor
Pyunik 0-0 FC Sheriff
Ludogorets Razgrad 1-0 Zalgiris Vilnius
SC Dnipro-1 1-2 AEK Larnaca
Gent 0-2 Omonia Nicosia
Austria Wien 0-2 Fenerbahce



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *