• |
ide | kryesore

Publikohet fotoja e parë e aktores si Morticia Addams

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjigandi i transmetimit,Netflix zbuloi fotot e para të Addams nga seriali Tim Burton.

Në foton e publikuar në  Instagram, aktorja Jenna Ortega shihet e veshur me fustanin e saj të zi me pika dhe gërsheta të gjata të zeza. Afër saj është Catherine Zeta-Jones, e cila luan rolin Morticia ,Luis Guzmán në rolin e Gomezit me një kostum me shirita si dhe Isaac Ordonez në rolin e Pugsly,me pulovrën e tij me vija, pantallonat e shkurtra të gjata dhe çizmet luftarake.

Në qershor, Netflix publikoi pamjen e parë personazhit të Ortega-s . Megjithatë, kjo është hera e parë që bota e sheh Zeta-Jones dhe pjesën tjetër të kastit  të transformuar për serialin.

Adams do të ndjekë  Wednesday ndërsa ajo studion në Akademinë Nevermore dhe përpiqet të zotërojë aftësinë e saj psikike ,  dhe të zgjidhë një mister të mbinatyrshëm që përfshiu prindërit e saj 25 vjet më parë.

Në shtator, Zeta-Jones foli rreth rolit të saj. “Unë jam gati të filloj xhirimet në Rumani,” tha ajo në atë kohë. “Jam shumë e emocionuar që do të punoj me të madhin Tim Burton, dhe stilistin e grimit dhe kostumeve me të cilin kam punuar më parë, si dheme Luis Guzmán, duke luajtur Gomez, me të cilin kam punuar në Traffic.Unë me të vërtetë po e pres me padurim.” /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *