• |
ide | kryesore

Reperja shpërthen ndaj ish bashkëshortit të Britney Spears: Klloun

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja, Nicki Minaj sulmoi publikisht Kevin Federline pasi ai komentoi aftësitë prindërore të ish-bashkëshortes së tij Britney Spears.

“A e kupton se çfarë lloj kllouni duhet të jesh për të qenë një burrë , i rritur dhe sapo sheh dikë të lumtur , që martohet, që do të ecë përpara dhe të jetë i lirë dhe të ndihet mirë në lëkurën e tij, ti përpiqesh ta shkatërrosh?” tha reperja  gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të Amp të martën.

“Vetëm frikacakët përdorin median kundër një personi të famshëm, të cilin dikur e kanë dashur, janë kujdesur për të”.

Minaj, deklaroi se shpreson që “karma” të vijë tek Federline,përpara se të lavdëronte Spears, me të cilën bëri turne në vitin 2011 dhe bashkëpunoi në një remix “Till the World Ends”.

“Ajo i do fëmijët e saj më shumë se vetë jetën,” shtoi Nicki për Britney e cila ndan djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, me Federline.

Artistja madje shkoi aq larg sa të nënkuptonte se K-Fed i kishte mbushur me mllef fëmijët e tij duke bërë një intervistë të qartë për nënën e tyre dhe duke postuar video të Spears duke i qortuar

“Si guxon? Si guxon që i detyron fëmijët e kësaj gruaje që të jenë pjesë e marrëzive tuaja, “tha ajo. “Kur ata të rriten,  do të thonë, ‘Pse, pse e bëmë këtë?’ Ata janë fëmijë. Ata nuk e dinë se sa e dëmshme është kjo. Por ju e dini, idiot.”

Minaj i dha fund sharjes së saj duke paralajmëruar Federline që “të linte të qetë Spears”.

Ish kërcimtari u përfol në media në fillim të këtij muaji kur  gjatë një interviste pretendoi se Preston dhe Jayden “kanë vendosur të mos etakojnë mamanë e tyre për momentin.

Këngëtarja e quajti intervistën “të lëndueshme”, ndërsa bashkëshorti i saj, Sam Asghari, theksoi se akuzat e Federline do të përfundojnë sapo Preston dhe Jayden të mbushin 18 vjeç pas disa vitesh, duke e lënë DJ-në pa mbështetje ekonomike./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *