• |
ide | kryesore

Merr flake bujtina në Theth, shkrumbohet thuajse e gjithë ndërtesa (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një bujtinë në fshatin Theth është përfshirë nga flakët. Zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës, që ndodhet në qendër të fshatit turistik.  Njëri prej pronarëve të bujtinës tha se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Ai shtoi se për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar dhe banorët e zonës.

Mësohet se është kërkuar ndërhyrja nga ajri, por ka qenë e pamundur. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka viktima, vetëm dëme të shumta materiale.



1 Comment

  1. Shkaku me siguri eshte ndonje shkendije por edhe neglizhenca e pronareve per bombola kunder zjarrit e hidrante qe konsiderohen gjithmone te dores se dyte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *