• |
ide | kryesore

Britanikja Express: Putin u poshtërua! Spiunët rusë u kapën pasi tentuan të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Media britanike Express.co.uk ia ka kushtuar vëmendje ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në vendin tonë në Gramsh, ku dy shtetas rus dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë.

“Putini u poshtërua, pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve”, kështu shkruan Express.

Artikulli më tej vijon: 

Tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Putini u poshtërua pasi spiunët rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në fabrikën e armëve.

VLADIMIR PUTIN ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të personat, dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Dy spiunët rusë, janë arritur të identifikohen dhe janë 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin . Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të “objekteve të çuditshme”, siç janë avionët e vjetër.



9 Comments

  1. Po ca u poshterua Putini me ‘agjente’ 24 vjecare te cilet ‘ zbuluan’ ca fabrika ushtarake me teknologji te para 100 viteve . As hajdutet shqiptare nuk i terhiqnin ato makineri qe ishin brenda. Aty paskan hyre plot turiste e gazetare te huaj te cilet kane bere plot foto dhe i kane vendosur ne Facebook ose youtube .
    Edhe anglezet bejne tituj per klikime ?
    Ju doli subjekti i radhes per tituj per klikime portaleve, gazetareve investigative , analistave qe flasin per gjithcka , etj. Shikoni sa lajme do kete qe bazohen ‘ nga burime te brendshme prane prokurorise’ .

    1. I nderuar,
      Kjo Daily Express është kampione ne Angli per “click bait”. Nxjerr lajme me tituj spekatokalre, por kur i lexon “polli mali nje mi”.
      Por jo vetëm kjo. Nuk është puna se e kane fajin Rama, Saliu, dhe Meta se nja tre rrumpalla Putiniane u diskredituan ne Gramsh. Vetem intervistuesit do ta dine me siguri secsa të zgjuar apo sa trapa ishin këta të tre.
      Ajo qe dihet me siguri është se kjo çudi idiote nuk do zgjase me shumë se tre dite, dhe as Rama, as Andi Bushati nuk do dine me çfare të merren mbas tre ditesh, dhe do shpikin diçka te re.
      Gjynah ata që i marrin seriozisht, Ramen, Saliun, Metën, Bushatin, Zhejin, ShkullKun, Mjero Bazen, dhe gjithë kllufat qe ka nxjerre ne breg deti Adriatik.

  2. Po po se sheh ti u skuq fare Putini nga turpi😂😂😂. Marksistat me Sorrosin ne krye kane kohe qe e kane fituar luften dhe e kane clriruar Ukrainen nga Rusia, packanse Rusi i ka marre 20% te territorit dhe po i fut karin bythes ushtrise se propagandes dhe travestiteve.

  3. Express.co.uk esht tabloid. Keta e bene putinin autik jo me turistet spiune.
    Jemi qa kot nga zeri i popullit.

  4. Bravo Andi. Keshtu ecet ne gjurmet e gjyshit…. Andi kujdes se keto dite do te mesyjne disa agente sekrete nga Burundi, tanganika, macu picu etj, ke plenat e sharres.

  5. ky eshte zbulim brekegrisur rus Pse cafre e kujtonit? Mbledhin kurva rrugesh dhe atyre ju duket vetja Mata Harry

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *