• |
ide | kryesore

Gerard Pique shfaqet në publik me partneren e tij të re

-Instant, Paparazzi, Slider



Gerard Piqué është fotografuar për herë të parë në publik me partneren e tij të re.

Sipas ‘Mamarazzis’ të El Periódico, Gerard mori pjesë në një koncert të Dani Martin në Summerfest Cerdanya me 23-vjeçaren të quajtur Clara Chia Marti, me të cilën ai ishte shumë i afërt.Bashkë me ta në koncert, ishin dhe disa miq si dhe babai dhe vëllai iPiqué.

Dyshja ishin parë më herët në qershor, por nuk kishte asnjë konfirmim për ndonjë lidhje.

Sipas tabloideve, mbrojtësi me siguri është takuar me Clara në Kosmos, një kompani në pronësi të Piqué dhe ku ajo punon në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pasi ajo është ende duke studiuar PR.

Shakira dhe Piqué konfirmuan fundin e lidhjes së tyre 11-vjeçare në qershor.

Dyshja – të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.

“Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *