• |
ide | kryesore

Kamufloheshin si blogerë, çfarë filmuan rusët dhe ukrainasi në fabrikën e armëve në Gramsh

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zori si dhe shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç po mbahen në komisariat prej mbrëmjes së djeshme pasi u arrestuan për shkak të sulmit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e armëve në Gramsh.

Collage Maker-21-Aug-2022-10.03-AM

Policia shqiptare dhe autoritetet e tjera kanë njoftuar ambasadën ruse në Tiranë në lidhje me ngjarjen e ndodhur duke kërkuar informacion për këta tre individë.

Por çfarë kanë postuar ata në rrjetet sociale

Në tre profilet e tyre personat e arrestuar prezantohen me emra të tjerë. Shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç mban në instagram emrin Cyanidium ndërsa në të dhënat e mëposhtme e përshkruan veten si fotograf që ka pasion për të eksploruar vende të ndryshme.

Në story një ditë më parë ai ka ndarë edhe foton e automjetit të tij tip “Chevrolet”, që u raportua edhe nga autoritetet vendase si tregues i mjetit me të cilin po udhëtonin tre shtetasit e huaj.

Capture

Ai ka postuar shumë foto të udhëtimeve të tjera ndërsa destinacioni i fundit para se të mbërrinte në Shqipëri ka qenë Italia. Ndërkohë në korrik të vitit të kaluar ai ka qenë sërish në Shqipëri ku ka postuar një foto në rrjetin e tij social.

435513a6-7b82-4753-a627-732157f86903

Rusja e arrestuar Svetlana Timofeeva mban në instagram emrin Lana Sator, e cila po ashtu ndjek të njëjtin model në rrjetet sociale. Ajo prezantohet si eksploruese dhe viziton vende të ndryshme. Ajo ka edhe një blog të saj të vendosur me link ku shkruan për udhëtime të ndryshme që bën,

Ditën e djeshme ajo ka postuar foto të ndryshme të shkrepura në uzinën e armëve në Gramsh duke përshkruar fortësinë e dyerve në tunelet e vjetra.

Capture

Më 3 maj të vitit 2018, ajo ka shkruar një artikull për bazat e braktisura ajrore në Europën lindore ku përmendet edhe Shqipëria.

“Disa besojnë se baza ndodhet nën një mal respektivisht mes Bosnjes dhe Kroacisë dhe emigrantët kalojnë nëpër bunker. Por kjo nuk është kështu. Të gjithë migrantët vijnë përgjatë mbetjeve të pistave. Meqë ra fjala ne i takuam atje rreth 10 persona të arratisur nga Iraku. Disponim i mirë, anglishte e shkëlqyer dhe qëndrim pozitiv. Edhe pse aftësi jashtëzakonisht të ulëta të fshehta.

Fatkeqësisht, as mbetjet e avionëve nuk janë ruajtur në këtë bazë ajrore, megjithatë, ka një avion monumental aty pranë me një lëndinë të shkëlqyeshme përreth, në të cilën është mirë të vendosesh për natën me tenda. Prandaj, shkuam në Shqipëri, në një tjetër bazë ajrore nëntokësore të braktisur sepse ne prisnim vula betoni të hapur”, thuhet në artikullin që mban emrin Lana Sator.

Rusi i dytë i cili po ashtu gjendet lehtësisht nga postimet ku tre personat e arrestuar kanë bërë tag njëri tjetrin ka postuar tre Story të ndryshme ndërsa në bion e tij në instaram shkruan: “Shumë kurioz për të qëndruar në shtëpi”.

Capture

Policia ka dyshime se ata janë të përfshirë në spiunazh, ndërsa dyshimet shtohen akoma më shumë nga forma e kundërpërgjigjes së njërit prej tre të rinjve ndaj ushtarëve të shqiptarë në momentin kur ata janë afruar për t’i komunikuar se po lëvizin në një zonë të ndaluar.

Rusët dhe ukrainasi i kanë mohuar akuzat duke theksuar se shkrepin foto vetëm për t’i postuar në profilet e tyre në instagram ku kanë foto edhe nga udhëtimet e bëra më herët në zona të ngjashme.



15 Comments

  1. Boll me spiune qe shkojne ne uzina armesh ku nuk prodhohet e nuk punon askush. Mos i ka shkuar mendja ndonje shtetari ta mare 1 euro me qera per 100 vjet? Per laborator stermadh? Po ku ka ngelur gje pa ditur te huajt ketu te ne nuk ka me as je sekret per asnje shtet. Leshojini mos hane buken e taksapaguesve kot …e medemek jane spiune te ruseve qe ju kemi dhene naften e florinjte. Boll ju te medias mos u merni me lajme qe cdo njeri me tru nen no velin mesatar e kupton se cfare spinazhi fallc eshte. Te harxhoje bota lek spiunazhi per ne?!?! Haaaaa

  2. Boll me spiune qe shkojne ne uzina armesh ku nuk prodhohet e nuk punon askush. Mos i ka shkuar mendja ndonje shtetari ta mare 1 euro me qera per 100 vjet? Per laborator stermadh? Po ku ka ngelur gje pa ditur te huajt ketu te ne nuk ka me as je sekret per asnje shtet. Leshojini mos hane buken e taksapaguesve kot …e medemek jane spiune te ruseve qe ju kemi dhene naften e florinjte. Boll ju te medias mos u merni me lajme qe cdo njeri me tru nen no velin mesatar e kupton se cfare spinazhi fallc eshte. Te harxhoje bota lek spiunazhi per ne?!?! Haaaaa

  3. Keta kan luajtur mendsh se ska mundesi.. jane spinune se prezantoheshin ne insta me emra te tjere???!!! Are u out of ur fucking mind ..ca uzine armesh flisni ku esht me uzine armesh ajo karakatine.. mire ruset po ukrainsi ca donte me keta apo spiunonte per zelenskin…

    Po zaten mbasi mbyllen boten e tere 2 vjet per nje grip te sajuar keto te tjerat jan kollaj fare per tju servir deleve..

  4. Lereni kamuflazhin e atyne por, shifni ndonje te dhene nga kamuflazhi i k’tyne qe referojne mbi ate kamuflazh… post-bllok i rreme per t’i sherbyer kaleses ne ndonje vend tjeter… pffffffffffffffffffffffffffffff turpi i radhes… nuk pyesin keto per kamuflazhin qe ka ndodh… diku tjeter ka dale tymi…🤗

    1. Dhe mos u gezoni ju qe e keni inat nuk e gjen gje mbretin, ai eshte mbret dhe mbret do ngelet.” ka thënë Kolgjegja.

      Ky i fundit, kush e mban mend, është një fans i flaktë i Berishës.

      Ai madje bëri edhe foton e Berishës tatuazh në gjoks.

      Për ata që nuk e dinë ndërkohë, Martinaj ka lidhje familjare me familjen Berisha, nga ana e Lirisë.

      1. Po ca lesh spiunë.Keta e bëjnë apostafat për merita të pa qena të qeverisë.O e shifni sa po punojmë.E kapëm grupin e rrezikshëm rus.Dhe populli shqiptar si gjithmonë i beson perallave.Me keq se në kohën e Dulles.Pale na del dhe ambasadorja amerikane.Turp sa s’ka ku të shkojë!!!! Për renojat që si duhen dreqit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *