• |
ide | kryesore

Rusi sulmon ushtarët në Uzinën e Gramshit, alibia e fotove në Instagram dhe dyshimet për spiunazh

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej ditësh, tre të huajt që fotografonin pranë uzinës së armëve kishin rënë në sy të banorëve të Gramshit.

Edhe ushtarëve, që ruanin uzinën iu ishte dukur e pazakontë lëvizja e tyre. I afërmi i njër prej ushtarëve u tha gazetarëve, se këto dike prezenca e të huajve pranë objektit ishte raportuar në regjistrat e vendrojës.

Në anën tjetër, Chevrolet i kuq me një shirit të zi që prej tre ditësh lëvizte rregullisht në Gramsh, ishte lehtësisht i dallueshëm.

Aldo Bici dhe Ardian Caka ishin dy ushtarët me shërbim pasditen e së shtunës. Rreth orës 17:00 dalluan brenda ambjenteve të uzinës, një person që fotografonte objektin. Ndërhynë menjëherë dhe i bënë thirrje të ndalej.

Në uzinë kishte hyrë Mikhail Zorin. Ai kishte kaluar muret e objektit dhe po fotografonte. Jashtë e priste Svetlana Timofoeva, 33 vjeç dhe një person tjetër me nënshtetësi ukrainase, për të cilin dihen vetëm inicialet A.T.

Në momentin që ushtarët iu afruan, Zorin u hodhi lëndë djegëse në fytyrë. Lënda shkakton djegie të syve dhe mpirje të fytyrës, por pavarësisht kësaj ushtarët e kanë mbajtur me forcë brenda në uzinë. Zorin u shoqërua në komisariatin e Gramshit.

Policia është njoftuar se jashtë uzinës kanë qenë edhe Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari me inicialet A.T. Këta janë përpjekur të largohen, por janë arrestuar në të dalë të Gramshit.

Lajmi për arrestimin e tre rusëve në një situatë të mbarsur nga lufta në Ukrainë dhe tensionet në Ballkan ka ngjallur kuriozitet dhe panik.

Përveç mediave në Tiranë, u raportua menjëherë nga Reuters dhe Moscoë Times. Fabula që dyshohet është ajo e spiunazhit, e kamufluar nën vellon e turizmit dhe pasionit për fotografinë.
Uzina e armëve në Gramsh është e vjetër. E ngjashme objektet e tjera të lëna pas dore, por të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

Por objekti ruhet nga forcat ushtarake, megjithëse prej tre vitesh nuk është funksional. Në hyrje, tabela lexon qartë: Ndal! Zonë ushtarake!

Është lehtësisht e kuptueshme, që hyrja në objekt është e ndaluar. Të arrestuarit e kanë pasur të qartë se po shkelnin ligjin.

Pavarësisht kësaj, një prej tyre ka kapërcyer murin për të fotografuar çfarë kishte brenda. Pajisja me lëndë djegëse dhe përdorimi kundër ushtarëve e rëndon pozicionin e të arrestuarve. Alibia se rusët e arrestuar janë thjesht blogerë të apasionuar fut ujë.

 

Dyshimet se pasioni për fotot është thjesht kamuflim, i konfirmoi edhe kryeministri Rama që i quajti të arrestuarit “tre individë të dyshuar për spiunazh”.

Por rusët i thanë policisë se ishin fotografë dhe kishin një faqe blog, ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish-bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Blogu i rusëve të arrestuar ka mes të tjerash edhe foto të ambjenteve të vjetra të objekteve ushtarake. Një prej tyre është bërë edhe në Shqipëri.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ukrainian 🇺🇦 (@cyanidium)

Në këtë foto të publikuar nga Cianidum, duke se një prej të arrestuarve ka qenë më herët edhe në bazën e Pashalimanit, të cilën e përshkruan në këtë formë: “Bunkeri i nëndetëseve është vendi nëntokësor më i famshëm në Shqipëri, një nga monumentet më të mëdhenj të Luftës së Ftohtë në këtë vend. Është një tunel i drejtpërdrejtë në mal me një numër të madh shërbimesh të ndryshme, si dhe një qendër komandimi të veçantë. Nga aksesi, vendi është pothuajse turistik, ecja përreth është shumë interesante”.

Mëngjesin e të dielës, gjendja shëndetësore e dy ushtarëve të uzinës së Gramshit ishte e stabilizuar. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se ngjarja “nuk mund të kalojë si një incident civil. Por nuk mund të nxitohemi dhe të nxjerrim konkluzione”.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e kishte quajtur këtë “një incident”, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e dënoi këtë emërtim, duke e quajtur një “akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit”.

Tre të arrestuarit janë ende në qeli. Për verifikimin dhe marrjen e tyre në pyetje janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit./Lapsi.al



38 Comments

  1. Latë nam o LAPSI me karlliqet që publikoni🙈
    Në rradhe të parë uzina kishte 3 vjet pa drita dhe sprodhonte asgjë! Ajo do privatizohet për 1 euro nga Luca i Partisë.
    Pra nga asnjë lloj drejtimi ajo nuk përbën asnjë lloj interesi për spiunazhin e huaj.Nese vërtet ka rëndësi strategjike rusët hartat tona I kanë me kohë e vaft se ata I kanë ndërtuar por nuk do çojnë ça çunakë për të bere foto kur kanë me dhjetëra satelitë. Dhe nqs ishin vërtet spiune ata palloshat e ushtrisë do i bënin pilaf për 2 sekonda dhe jo me ti sulmonin me spraj me piper qe e përdorin femrat dhe pederastet.Ore çfarë donte ukrainasi me rusët se ata urrehen qamet?!
    Me pak fjalë estradë e skaduar Ballshi!

    1. Puuu cfare estrade me diversante. kusheriri i ushtarit qe lexon regjistrat e sigurise.
      Se kush i ha keto gjera? Sala qe eshte anti-krishterimit dhe Lgbt qe jane anti-Perendise

      1. Po nga inceneratorër bënë foto!? Objekte të braktisur janë, apo jo?
        Do i përcjellin me kërkesë ndjese dhe … e kryet me sukses detyrën!

    2. Po ne ne krye te MENDER QEVERISE se hajduteve, kemi nje minoritar, jevgjit-greko-llacifac, cfare na tregoni perralla atehere?! Shikoni se kushedi se cfare MEGA VJEDHJE kane kurdisur dhe hedhin tymuese kot, do t’ia degjojme zhurrmen pas disa javesh! Per dijeni dhe vemendje te GJIGANTIN, ujkun plak BERISHA, se ai i vjen hakut ketyre derrave, KAQ!

  2. Dy ruse e nje ukrainas thone se jane Bloger e fotografojne fabrika te ish kohes CCCP. Por Rama e Peleshja e tij betohen se jane kapur Agjentet me te mire te Rusise qe kane ardhur ti marrin sekretet e atyre ca AK-47 qe zor se gjenden gjetke pervec se ne Gramsh…

  3. Tamam si përrallat me spiunë në kohën e Dulles e me historitë më Griselda e kohës së palloshit siç thotë i pasmet i 15:02.

  4. Vuçiç eshte shptehur para perfaqesuesve te pakices serbe ne Kosove, se nese nato nuk ju mbron, ne do nderhyjme ushtarakisht dhe nuk do lejone shqipetaret te na shkelin me kembe. Tani çfare do thote ky kari jone i gjate, ky dashnori i balkanit te hapur qe mbron vuçiç ne cdo takim ne BE.

    1. Ca ka ketu. Rusia na konsideron vend armik. Edhe Vucic filloi te flas per cecen andej nga veriu i Kososves

  5. Disa komente ketu i cojn uje Rusis qe te krijoj alibin e vet. Neser do thot as vet shqiptaret nuk e besojn, ska spiuna.

  6. Ty edhe te te gozhdosh si Krishtin ne kryq , prape nuk bie tuç o i gjati ine . Ti kujton se me komedi te tilla mund ta shtysh edhe ca dite sundimin tend duke hequr vemendjen nga hallet e verteta qe ka ky komb . Ti kujton se mund te ecet ne perjetesi vetem me propagande por harron se vjen nje dite dhe e gjitha te kthehet ne bumerang .
    Koha jote ka perfunduar , gota po derdhet , burgu te pret o xhepist i ndyre .

  7. Nuk ka sepse të komentohet kjo ngjarje se a ishin këta turistë spiunë rusë apo jo.

    A janë uzinat ushtarake të Poliçanit e të Gramshit në funksion apo jo,

    Mjafton fakti se palloshi dymetrosh, në kundërshtim me kërkesën e qeverisë ukrainase , ju a ka hapur rrugën turistëve rusë për të hyrë në Shqipëri, për të kuptuar se ku të çojnë dërdëllisjet e tij për “Ballkanin e hapur”

    Ai veç rusëve , ngul këmbë që lirisht në Kosovë e Shqipëri të hyjnë pa viza si “turistë”. edhe serbët e Vuçiçit .
    Kanë qarkulluar lajme kohët e fundit se NATO ka ndërmend të krijojë disa baza ajrore e detare në Shqipëri, kushtëzuar nga agresioni rus në Ukrainë, që mund të krijojë probleme edhe nga Rusia e vogël e Ballkanit, Serbia.
    A thua palloshi është i interesuar që nëpërmjet turizmit rus e serb, Shqipëria të fitojë para të madhe e me këto para të shtohen ndihmat sociale për gati gjysmën e popullsisë që jeton vetëm me 6 dollarë në ditë ?

    Jo mor jo se se vetëm me “industrinë e turizmit” nuk mund të rritet ekonomikisht Shqipëria, se kësaj i thonë “na rrofsh për verë”
    Ka vende europiane si Zvicra e Austria që nuk kan det e që kanë krijuar kushte për turizmin në gjithë teritorin e tyre për gjithë vitin.
    Palloshit i është mbushur mendja që të legalizojë kanabisin e për këtë po mbush bregdetin shqiptar me porte për skafe medemek “turistike”.
    Në të njejtën kohë, megjithë kundërshtimin e BE, ai po “legalizon” edhe hyrjen në Shqipëri të parave të pista për tu pastruar në turizëm.

  8. Dreqi ta marre, ku ndodhi kjo tani qe po pergatisja ligjin e “Pasaportes se arte” qe do ja jepja kujdo ne bote pa dallim feje, krahine, ideje e Agjenture e do ti beja shtetas shqiptare…

  9. Sali Berisha, i cili tani e tutje të gjitha problemat i shikon me heqjen e vizës për dikë që e quan armik, e kishte gjetur arsyen tek heqja e vizave për turistët rusë. A thua se nëse u duhet një mision spiunazhi, nuk gjejnë dot njerëz me viza. Por gjuha shkon ku dhemb dhëmballa.

    I vetmi opozitar tolerant ndaj spiunëve ngjan Tritan Shehu, i cili duke ju referuar ngjarjes së dytë në Poliçan dënoi policinë pse i ndaloi.shpellkaret e salih metaj mbrojne spiunet rus,si ta kuptojme kete

  10. Po ne ne krye te MENDER QEVERISE se hajduteve, kemi nje minoritar, jevgjit-greko-llacifac, cfare na tregoni perralla atehere?! Shikoni se kushedi se cfare MEGA VJEDHJE kane kurdisur dhe hedhin tymuese kot, do t’ia degjojme zhurrmen pas disa javesh! Per dijeni dhe vemendje te GJIGANTIN, ujkun plak BERISHA, se ai i vjen hakut ketyre derrave, KAQ!

  11. Dosja Berisha kishte të bënte me një bashkëpunëtor të mirëfillte të sigurimit të shtetit dhe UDB-së. Dosja Rama ishte dosje përpunimi agjenturor që kryesisht lidhej me episodin e familjes Popa. Dosja e trete Metaj ishte një dosje që në gjuhën operative quhej dosja “Urithi’ që lidhej me angazhimin e një personi të caktuar në veprimtari zbulimi.

  12. hap TV, prapë ata, herë vetë, herë gruaja, dhëndri, djali, nusja, për të mos folur për pagatorët e tyre, që të duket se do t’i hedhin aty brenda tek dhoma e gjumit stërklat e pështymës, nga marrazi me të cilin i mbrojnë nga akuzat që i kanë sa një mal.

    Epo ditë e re, lajm i ri thuhet, por në fakt është i njëjti avaz, përditë e përditë.

    Dhe të mendosh që personazhet e kësaj marrëzie kolektive, janë llumi i llumit, që kanë vrarë, vjedhur, spiunuar, shantazhuar e bërë gjithfarë pisllëqesh hapur fare, madje edhe duke u krenuar nëpër banaqe televizive.

  13. Edhe Berisha spiun i ish- Sigurimit? Genc Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e tij të bashkëpunimit, përgjigja që i la pa fjalë

  14. Dita e perkujtimit te viktimave te totalitarizmit i gjen militantet e Berishes duke sulmuar cdo demokrat qe kerkon zbardhjen e te vertetave, me pretendimin se kjo po perdoret per arsye politike si instrument per te sulmuar Ilir Meten!

  15. Shumica e atyre që dje e ngrinin në qiell si mbretëreshë e Shqipërisë, sot i janë turrur sikur ka turpëruar Shqipërinë, pse u prit nga kryeministri i vendit. Mendoni sikur kryeministri i vendit mos ta kishte pritur fare. Atëherë epidemia e fyerjeve mbi të do ishte një kampion më vete në botë.

  16. Në atë foto Berisha është ende nën dëshirat e tij që Ramiz Alia t’i falte qeverisjen e vendit.

    Ishte periudha e parë e rikthimit të riteve të besimit me rihapjen e objekteve të kulteve, të cilat për një pjesë të popullsisë, ajo e edukuan nën ateizëm, ngjanin si diçka ekzotike.

    Sot, pas 30 vitesh, Sali Berisha i është rikthyer faljeve nëpër teqe. Halli i non-gratës apo për të marrë pushtetin? Gjykojeni vetë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *