• |
ide | kryesore

Video/ Tifozët e Atlètico Madrid fyejnë Griezmann, Hermoso i del në krah kërcënues: ndërhyn policia

-Instant, Sport, Video



Humbje e shëmtuar për Atlètico Madrid, i mundur në shtëpi 0-2 nga Villarreal falë golave të Yeremt Pino dhe Gerard Moreno. Në mbrëmjen e keqe të Colchoneros pati vend edhe për një gati rrahje mes mbrojtësit Mario Hermoso dhe disa tifozëve, fajtorë se kishin fyer rëndë skuadrën dhe në veçanti Antoine Griezmann në fund të ndeshjes. Spanjolli i mërzitur nga fjalët që hidheshin nga sektori ultras, fillimisht u përgjigj verbalisht dhe më pas shkoi drejt tyre dhe u përball me ta. Vetëm ndërhyrja e stjuardëve dhe policisë spanjolle shmangu më të keqen.

Sikur të mos mjaftonte humbja e hidhur ndaj Villarreal, ajo që krijoi të tjera pakënaqësi në shtëpinë e Atlètico Madrid ishte ngjarja e pas ndeshjes. Ndërsa lojtarët që ishin më pak të impenjuar ose që nuk kishin dalë fare në fushë po stërviteshin, nga sektori i ultrasve nisën ofendimet ndaj skuadrës. Objektivi i tifozëve ishte në vecanti Antoine Griezmann, i cili hyri në pjesën e dytë dhe ishte protagonist i një tjetër prove të errët. Lojtarët e Atlèticos e anashkaluan episodin, por jo Mario Hermoso, i cili iu afrua kërcënueshëm atyre që po lëshonin fyerjet.

Sipasj asaj që raporton Marca, Hermoso ka reaguar ndaj disa ofendimeve të tifozëve të drejtuar ndaj shokut të skuadrës Griezmann. Videot që u shfaqën menjëherë në rrjetet sociale tregojnë lojtarin i cili fillimisht u përgjigjet verbalisht tifozëve, më pas ngjitet në tribuna për të vazhduar debatin teksa mbi të hidheshin shishe dhe sende të tjera. Mbrojtësi spanjoll është mbajtur nga personeli i sigurisë dhe policia për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe përfundimisht u bind të kthehej në fushë dhe u largua nga stafi stërvitor dhe shokët e skuadrës. Gjatë diskutimit të zjarrtë me tifozët e grupit “Frente Atleti” Ultras, duket se ky i fundit i ka kujtuar Hermosos fillimet e tij te Real Madrid…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *