• |
ide | kryesore

William dhe Kate larg Londrës për t’u dhënë fëmijëve një jetë normale

-Instant, Paparazzi, Slider



Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë vendosur të zhvendosin familjen e tyre jashtë Londrës gjatë periudhës së shkollës, në një përpjekje për t’u dhënë fëmijëve të tyre një jetë “normale” familjare.

Vendimi për zhvendosjen e shkollës së fëmijëve u njoftua nga Kensington Palace në një deklaratë të hënën. Sipas burimit mbretëror, Princi William, Kate dhe fëmijët e tyre do të jetojnë në Adelaide Cottage, një shtëpi me katër dhoma gjumi në territorin e Kështjellës Windsor, Berkshire, rreth 40 km larg nga Londra. Lëvizja do ta afrojë familjen si me Mbretëreshën Elizabeth II, e cila gjithashtu banon në Kështjellën Windsor, ashtu edhe me familjen e Kate, të cilët jetojnë në të njëjtin qark.

Rezidenca aktuale e Cambridges, Kensington Palace, do të mbetet rezidenca kryesore e familjes.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *