• |
ide | kryesore

Skuadrat, vazot, rregullat: gjithçka që pritet në shortin e Champions

-Instant, F1, Sport



Pas tri ndeshjeve të planifikuara për mbrëmjen e sotme, do të kompletohet shorti i 32 skuadrave pjesëmarrëse në edicionin e ri të Champions League. Përveç 26 skuadrave të kualifikuara me të drejtë, janë edhe 6 fituesit e playoff-it: Maccabi Haifa, Viktoria Plzen dhe Benfica tashmë kanë kaluar raundin. Do të përpiqen t’i imitojnë Trabzonspor, Dinamo Zagreb dhe PSV, të cilët do të përballen me Kopenhagen, Bodo Glimt dhe Rangers përkatësisht në orën 21:00.

Në kuadër të Kupës së Botës në Katar të planifikuar për në vjeshtë, kalendari i Champions League do të pësojë një ndryshim në krahasim me sezonin e kaluar. Shorti për të tetë grupet do të hidhet më 25 gusht, ndërsa më 6 dhe 7 shtator do të luhen ndeshjet e ditës së parë. Ja gjithcka që duhet ditur dhe kalendari i plotë.

SHORTI – Më pak se 24 orë pas zbulimit të skuadrave të fundit që do të arrijnë të kualifikohen, do të hidhet edhe shorti për tetë grupet. Ai do të mbahet në Stamboll, vendi i finales së radhës dhe do të fillojë në orën 18:00 të së enjtes më 25 gusht. Vlen gjithmonë rregulli që në fazën e parë të kompeticionit asnjë klub nuk mund të luajë me një klub tjetër nga e njëjta federatë. Secili grup do të përbëhet nga katër ekipe, një për secilën vazo.

VAZOT- Ja katër vazot me skuadrat tashmë të kualifikuara. Vazo 1: Real Madrid, Eintracht, Bayern, Psg, Porto, Milan, Manchester City dhe Ajax. Vazo 2: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico Madrid, Sevilla, Leipzig, Tottenham. Vazo 3: Borussia Dortmund, Salzburg, Shakhtar, Inter, Napoli, Benfica, Sporting Lisbonës, Bayer Leverkusen. Vazo 4: Olympique Marseille, Bruges, Celtics, Viktoria Plzen, Maccabi Haifa, fituesi i Psv-Rangers, fituesi i Dinamo Zagreb-Bodo Glimt, fituesi i Trabzonspor-Kopenhagen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *