• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka krijuar shtetin e patronazhistëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar shtetin elektoral, duke krijuar kështu sipas tij sistemin e patronazhistëve.

Gjatë një takimi në Pogradec, Berisha tha se Rama është armik i egër i lirisë së shqiptarëve.

“Ka shndërruar shtetin në një makineri lubi të shkatërrimit të votës. Krijoi shtetin elektoral. Krijoi sistemin e patronazhistëve dhe mburret me krenari. E mbaj mend këtë sistem, është sistemin terrorist. E merrnin tjetrin atje në pallat dhe 3 muaj para zgjedhjeve i bënin proces. Ku ja bënin procesin. Në oborrin e pallatit, që ta dëgjonin të gjithë të tjerët.

Se ky Dhori, ishte një mekanik, nuk do të votojë, sepse do të na votojë kundër. Dhori u thoshte se nuk do të tregoj se si do të votoj, sepse ai kishte bërë burg. Halli ishte që të terrorizonin pallatin. Kjo ka shkatërruar votën. Në këtë kontekst, ky nuk pranon në asnjë mënyrë votën e lirë. Ky është një armik i egër i lirive tona. Ne duhet të përgatitemi ti japim përgjigjen në mënyrën më të merituar.

Intelektualët kanë një rol për të ndriçuar mendjet e të tjerëve. Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për shpëtim kombëtar. A mund të zhvillohemi ne pa votë? Jo, nuk zhvillohemi dot pa votë. Historia e ka provuar. Ne nuk kishim votë dhe erdhëm në vitin 1990 në atë gjendje, dhe tani kemi humbu votën. Do ta rikthejmë votën, por me këtë nuk kemi votë.

Duhet ta rrëzojmë këtë, që të votojmë si qytetarë të lirë, dhe shqiptarët ti zgjedhin qeveritarët me vullnetin e tyre të lirë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ate sistem qe krijove ti, keta vemjet e perfeksionuan dhe u vune dhe emrin patronazhiste. Tani secili beni lojen sikur doni t’i hani koken nj-tj qe njerezit te ndahen ne dy fronte e te mos mendojne qe te gjithe keqijat nga ju u vijne. Thjesht kjo klase politike duhet te zhduket deri ne nivel patronazhisti.

  2. I lumt.
    Nuk eshte ndonje gje e paligjshme. Se te ishte e paligjshme, do kishit ber namin.
    Tani ti ke inat, se nuk e ben dot organizimin qe ben ps?
    Eshte me i zoti.
    Dhe me i zoti fiton.
    Kaq e thjesht.

      1. Si nuk e di s cfar eshte demokracia.
        E jetova demokracin kur ishte ne pushtet berisha. Hahahahahahah. Keta jan gallat fare. Ne tregojn demokracin, trimat e saliut. Hapu dhe.

  3. Je Danoc dhe i Drejte me njerzit e mir dhe pa interes . I ke dhen pun e lek njerezve qe skan pas e ske pas leverdi . Je Luan ! PS : fjalt e teperta jan “fukarllik” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *