• |
ide | kryesore

Flet drejtorja e autoritetit të dosjeve/ Pse rasti “Meta” nuk u zbulua më parë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në këto 3 dekada në Shqipëri janë bërë disa përpjekje ligjore mbi pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, por sipas studiuesve ato kanë qenë mekanizma që i kanë shërbyer më së shumti, partisë në pushtet, për të goditur kundërshtarët politikë, ose ata në radhët e saj.

Në vitet 1995 dhe 1997, u ngritën dy komisione për pastërtinë e figurës, që njihen si komisioni Mezini dhe Bezhani. Ato pajisën me certifikatë pastërtie rreth 800 zyrtarë. Në vijim pati edhe disa përpjekje të tjera ligjore, por pa sukses, për të mbërritur tek ligji i vitit 2015, që sanksionon të drejtën e çdo të interesuari të informohet për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit.

Pranë këtij autoriteti, përveç shërbimit diplomatik, policisë dhe organeve të reja të drejtësisë, asnjë institucion tjetër nuk ka detyrim ligjor të kërkojë informacion për të zgjedhurit apo emëruarit e tij, nëse figurojnë ose jo të lidhur me sigurimin e shtetit.

Drejtuesja e Autoritetit për Informimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, i tha Zërit të Amerikës, se në vijimësi i ka kërkuar Kuvendit ndryshime ligjore që sanksionojnë detyrimin e verifikimit të çdo kandidati për detyra të larta, por dhe personave që propozohen për dekorime dhe medalje.

“Verifikimi mund të ndodhë, nga institucionet nga pushteti vendor nga partitë, por nuk është i detyrueshëm. Disa institucione i sjellin disa jo. Dy partitë kryesore nuk i kanë sjellë kandidatët për verifikim, ndërkohë që i kanë sjellë partitë e vogla, të cilat nuk janë aq prezente në parlament.

Do ishte e udhës që të gjithë institucionet, partitë, dhe pushteti vendor të kalojë në filtrin tonë. Dhe propozimi ynë përmes vetëdeklarimit të kandidatëve për pushtetin vendor ose qendror në zgjedhje të jetë i detyrueshëm. Institucioni më pas do marrë kohën e vet të bëjë verifikimin.

Ajo që vihet re është se pavarësisht motivit për të cilin ne e zbatojmë ligjin dhe zbardhim dokumentet dhe informacionet ia japim publikut, natyrisht politika kërkon ta përdorë për interesat e veta. Nga ana tjetër dhe media shpeshherë është sipërfaqësore dhe nuk shkon thellë në hulumtime. Media dhe politika na bëjnë sfidë, por ajo që bëjmë ne, zbardhja e dokumenteve, është një punë që e bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne duam që publiku shqiptar të njohë të dhënat, të njohë kandidatët për detyra të larta dhe të votojë i lirë, i qetë dhe i informuar. Të votojë për njerëz që janë ta pashantazhueshëm. Duhet kuptuar që pa informacion debati për të shkuarën nuk është i plotë”, – i tha Zërit të Amerikës Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Një prej mangësive serioze që has Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas Zonjës Sula, lidhet me pengesën ligjore për të verifikuar personat që janë pajisur në të shkuarën me certifikatë pastërtie nga dy komisionet Mezini dhe Bezhani.

Këtu bën pjesë dhe rasti i ish-presidentit Meta. E vënë në lëvizje nga një indicie përmes, autoriteti pak kohë më parë i nisi një shkresë kuvendit, ashtu si dhe për 5 raste të tjera më herët, se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e një dokumenti që e lidhte ish-kryetarin e shtetit me ish-sigurimin e shtetit.

Autoriteti sugjeronte heqjen e nenit nga ligji për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave të certifikuar nga dy komisionet e mëparshme. Verifikimi i para 20 viteve me atë tani, sipas kryetares së autoritetit Gentiana Sula, është më i saktë për shkak të një arkive më të plotë, si dhe mundësisë së një hulumtimi më të thellë si pasojë e modernizimit të saj.

“Ne kemi pasur dyshimet tona, administruam të gjithë arkivin e tyre. Praktikat që kanë sjellë në këto vendime ne i kemi marrë diku të paplota, diku pa firmë, pa vulë, pa relacione të hollësishme.

Komisionet Mezini dhe Bezhani thjesht kanë bërë verifikimin përmes institucioneve të tjera, në atë kohë i ka bërë SHIK-u dhe Ministria e Brendshme verifikimet, ndërsa në rastin tonë arkiva është e gjitha këtu dhe kjo krijon një mjet të rëndësishëm për besimin, pasi jep instrumentin këtu në dorë.

Ndërkohë deri dje thuhej “ka dosje individi” dhe përmendej fjala dosje me një emër e kujt është dosja, ndërsa sot objektivi ynë është që përmes dosjes të shkohet tek dokumentet që ka brenda në dosje dhe përtej saj të shkohet tek dhënat që prodhohen brenda në dokument. Pra pa e disponuar arkivën nuk e bën dot këtë analizë.

Ne kemi dhe arkivën por dhe stafin e specializuar, gjë që i ka munguar dy komisioneve të mëparshme”, – thotë Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo mundësi të përfshirjes së tij me sigurimin e shtetit dhe ka njoftuar se do të padisë Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, për shkelje të rënda dhe të qëllimshme të ligjit, siç thotë ai, në shërbim të shantazhit politik për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër shumica e majtë ka dorëzuar në parlament dy nisma ligjore që përkojnë me propozimet e Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit.

Praktikisht bëhet fjalë për një ndërhyje në Kodin Zgjedhor (kërkon shumicë të cilësuar 84 vota, që shumica e vetme nuk i ka) që detyron partitë të verifikojnë kandidatët për deputetë, kryetar bashkie dhe të këshillave vendor dhe vetë kandidatët të plotësojnë një formular vedëklarimi, si dhe shfuqizimin e nenit në Ligjin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave që kanë marrë certifikatë pastërtie nga dy komisionet e mëparshme qe ushtruan aktivitetin e tyre në vitet 90.

Krahas propozimeve të shumicës edhe PD ka paraqitur në kuvend një projektligj për deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga viti 1944-1990. /Marrë nga VOA



6 Comments

  1. Mire per Meten duhet nje indicie te cilen e krijoi Km me duar te tjera por ku ishe ti moj zonje kur Gramoz Ruci nuk ishte vetem kryetar parlamenti por edhe vinte vulen ne Ps me te gjatin.Tani pas 32 vjetesh do ta pastroni administraten nga spiunet e sigurimit,po sigurimit vete qe lot fijet prapa perdes gjate ketyre 32 vjeteve cfare do ti beni apo zonja to propozoje dekoraten me te larte te vendit.Gjeja me e mire qe bera isha qe degjova keshillen e Faik bej Konices: Shqiperi te kam…

  2. Cfare e ke Gentian Sula? Cfare pune ben burri jot? Dokrrat e moralit te shtirur nuk kane vlere, nuk i kercet njeriu per spiune kur Edi qe te jep tendera po vjedh 99 % dhe parate qe merr borxh ne emer te popullit shqiptar! Edi ka frike turmat e njerezve..

  3. Ne nje vend bolshevik sic eshte Arnautistani, ku akoma kane nostalgji per epoken e Dulles, mos prisni asnjehere te zbardhet e verteta per dosjet e ngelura! Une tek keta ketysh bolshevikesh, nuk kam dhe nuk kam per te patur asnjehere besim.

    Eshte fare e poshter, qe ka zene rrenje te thella!

  4. Jemi te pushtuar qe nga 1941 ! Fituesit e Luftes se dyte boterore tallin bythen me Shqiptaret !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *