• |
ide | kryesore

Suksesi i Albinit, një hap i vogël për dinjitetin e qytetarëve

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serbinë, në Bruksel, nuk përdoret si trampolinë për interesat personale të liderëve, ata mund të bëjnë shumë për dinjitetin e qytetarëve të tyre. Pas marëveshjes së fundit, me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE-së, shtetasit e Kosovës do të trajtohen barabar me ata të vendit fqinj dhe mund të udhëtojnë aty me dokumentat e tyre. 

Lexo me tej:

Kurti fiton betejën e reciprocitetit/ Në Serbi mund të hyet me dokumenta të Kosovës

Ky sukses në vendosjen e reciprocitetit -që ka qenë kryefjala e politikës së Kurtit- është i treti në radhë për qeverinë e Vetëvendosjes, pas atij të ndalimit për herë të parë të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në teritorin e Kosovës (mars 2022) dhe mospranimit për të zhvilluar referendumin për ndryshimet e tyre kushtetuese, brenda kufijve shqiptarë (16 janar).  

Por, kur nisi beteja për të ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës të makinave me tagra serbe -, njësoj siç vepronte pala tjetër-. jo të gjithë mendonin kështu. Në 20 shtator të vitit të kaluar, policia ia mësyu pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe ajo u ndesh me reagimet e ashpra të serbëve lokalë. Edhe Beogradi u kundërpërgjigj egër, avionët prodhim rus, MIG 29, tanket serbe madje dhe ambasadori rus u afruan në kufirin me Kosovën. Gjendja u tensionua dhe me marëveshje të përbashkët u ra dakord që kontrollin ta merrte KFOR-i.

Arrihet marrëveshja shmanget konflikti/ Detajet e kompromisit Kosovë-Serbi në Bruksel

Këtu opinioni u nda në dysh. Kritikët e përditshëm të Albin Kurtit e sulmuan atë se ndërmerrte aksione të parakorduara me aleatët ndërkombëtarë, se ishte një aventurier që hidhej në veprim pa ditur fundin, se kishte cënuar sovranitetin duke i dorzuar kufijtë e veriut sërish tek trupat ndërkombëtare.

Të tjerët mendonin ndryshe. Ata i shihnin përpjekjet e qeverisë si hapa të vegjël, por të guximshëm për ti kthyer qytetarëve atë që u takon. Ata pretendonin se kjo lloj politike përbënte një thyerje me praktikat e kaluara, kur lidërët shqiptarë bënin rolin e djemve të mirë në Bruksel, duke fituar pikë për vete në dëm të interesit të shtetasve të tyre.

I njëjti debat u përsërit edhe me vendimin e 26 qershorit për të zbatuar reciprocitetin i cili pas rritjes të tensioneve nga serbët e detyroi qeverinë e Kosovës ta shtynte atë edhe për një muaj.

Ngjarjet në Veri / Ramës i mbahet goja për Vuçiçin 

Por sot, kur në kufirin e përbashkët mes dy vendeve, një qytetar i Kosovës trajtohet barabar me të ngjashim e tij serb, është më e lehtë për të kuptuar se kush ka pasur të drejtë. 

Pala e humbur në këtë përplasje konceptesh, ka ndërruar tezë dhe po pretendon se qeveria aktuale nuk ka arritur asgjë më shumë sesa përsëritjen e një marrëveshjeje të nënshkruar 11 vjet më parë, nga Edita Tahiri dhe Stefanoviç. 

Por pikërisht këtu qëndron ndryshimi i madh, se përgjat këtij viti qeveria aktuale, u angazhua, çoi policinë në veri, riskoi personalisht marëdhëniet me ndërkomëtarët, në mënyrë që ajo që i takonte qytetarëve mos mbetej letër e vdekur, siç qëndroi për një dekadë. Dhe atë që deshi e arriti.

Natyrisht, kjo vendosje në vend e dinjtetit të çdo shtetasi të Kosovës është vetëm një hap i vogël në maratonën e gjatë dhe nervëshkatërruese të marëdhënieve me Beogradin. Por ajo tregon se gjërat mund të shtyhen përpara, kur në drejtim janë njerëz në gjendje të vënë në lojë dhe karrigen e tyre, pa kokëçarjen për të qenë simpatikë për të huajt, por me preokupimin për të mbajtur zotimet që kanë marrë para votuesve. 

Zakonisht, në gadishullin tonë, skrupujt për ti ndenjtur besnik atyre që të kanë besuar, janë një fenomen shumë i rrallë. Por në Kosovë me sa duket po ndodh. Dhe ndoshta prandaj ne sot po flasim për rikthimin në vend të dinjitetit të qytetarëve.       

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Kjo vetem fitore nuk eshte per shtetin e kosoves, Serbet do vazhdojne te perdorin dokumentat e bera ne serbi, jo dokumentat e kosoves, pra pjesa serbe sdo tja dij per shtetin e kosoves
    De jure pjesa serbe eshte ne kosove por De fakto eshte serbi.
    Do kishte qene me mire ndarja sesa kjo

    1. Dokumentet serbe per sebet jane parashikur ne planin e martti ahtisarit. Seebua njeh leternjoftimet e kosoves.

      Shkrimi ka nevoje per hyrje per te sqaruar per cfare bhet fjale , ti psh as e di fare ku qendron ceshtja dhe cfare kundershtohet nga palet. Edhe ne kosove nuk e dine sakte. . Publiku duhet të dijë , ti bëhet e ditur sepse përfundohet në tifozllik.

      Çështja u arrit të zgjidhet pas ndërhyrjes amerikane . Grenell aludoi që kjo marrëveshje ishte e njëjtë me atë të thaçit dhe e përgëzoi kurtin që po i pranonte marrëveshjet e mëparshme…

      Pasi shtjellohet ngjarja ,,qendrimet, palët, shkruhet artikulli opinion për të lëvduar Albinin.

      Andi është korrekt pasi nuk del jashtë fakteve konkrete qe di, por artikull opinioni së pari duhet të informojë dhe më pas të japë këndvështrimin e tij si autor. . Mosinformimi dhe keqinformimi i japin udhë sharlatanëve të kazanit mediatik të formësojnë opinionin publik sipas udhëzimeve të fugës.

      1. dmth vetem ti e paske kuptuar, qr
        po qe deri dje kur ishte ne opozite Albini ishte kunder planit te Ahtisarit edhe sot na i firmoska pikat e Ahtisarit e kupton?

  2. YMER GELBAZA KELLIRA NE SHENJE DESHPERIMI DO TE JA FUT KARIN NE BYTH EXI RAMES DHE ALEXANDER VUCICIT NE MES TE BEOGRADIT ME BREKE ME SIMBOLET E BALLKANIT TE HAPUR thotë:

    TANI YMER GELBAZA KELLIRA LE TE JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCICIT

  3. ALBIN KURTI FATOS LUBONJA ANDI BUSHATI DHE ANDI BEJTJA TALLEN KEQ ME ZAGARIN E MJERUAR SHQELMUAR POSHTERUAR DHE FRUSTRUAR SEXUALISHT YMER GELBAZA KELLIREN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA TANI DO JA FUT KARIN NE BYTH BATON HAXHIUT FRROK CUPIT DULLA KOTIT MUHAMED VELIUT DHE YLLI PATES

  4. Nje marveshje e drejte 100% brenda mentalitetit Evropjane per mardhenjet midis dy shteteve. Duhet falenderuar komisioneret e huaj e te SHBA per kete marveshje.

    1. Ke bërë dy gabime drejtshkrimore mbrenda një fjale,
      I pari gabim që e bëjnë fatkeqësisht edhe shumë media, fjalën Europë e shkruan me shqiptimin grek Evropë dhe i dyti, në rastin në fjalë, fjala “europiane” nuk është emër i përveçëm që të fillojë me shkronjë të madhe, por është mbiemër cilësor e duhet shkruajtur me “e” të vogël, “europiane”

  5. 100% dakort me titullin tend Bushat, por do ti shtoja…kurse deklarata e Vucic drejtuar Perendimit – Mos ejani ne Beograd per te kerkuar pavaresine e Kosoves – nje dhjerje ne koke te dinjitetit te Perendimoreve!

  6. Nuk kishte në këtë popull asnjë shembull politikani të varfër dhe votuesi të pasur. Çudia ishte se sa më shumë varfërohej ky popull, aq më shumë i shtohej dashuria për udhëheqësit e tij. Dhe politikanët si për t’ua shpërblyer, sa më shumë pasuroheshin, aq më tepër i shtohej dëshira për t’u pasuruar edhe më tepër.

  7. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA:POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE MUHAMED VELIUT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT thotë:

    ZOTI BUSHATI PSE YMER GELBAZA KELLIRA NUK GUXO KURR PER TE SULMUAR JUVE PO E TURR ZAGARIN E TIJ YLLI PATEN POR EDHE AI NUK GUXO ME TE PERMENDUR EMRIN TUAJ? ZOTI BUSHATI JU MUNDE TE DINI SHUME PER KETE HAJDUT TE SHEMTUAR DHE MUND TA TALLENI HAHA HAHA

  8. ANDI BUSHATI KA NJE PYETJE PER YMER GELBAZA KELLIREN? -YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT? PO SPARTAK NGJELA ? thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT MUHAMED VELIUT DHE DRITAN HAL-s

    1. Ti që i quan shqiptarët “shpellarë” , njëlloj si çetnikët serbë,, a mos je vetë një serb i ndyrë shqipfolës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *