• |
ide | kryesore

Alarm në spitalin e Selanikut, bie zjarr në repartin Covid

-Instant, Lajme, Planet



Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në një repart Covid në Spitalin Hipokrate, Selanik.

Sipas informacioneve të mediave greke, është dashur të evakuohen disa reparte, ku pacientët janë transferuar në oborr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 8 automjete zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk është shënuar asnjë i lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *