• |
ide | kryesore

JLO, e indinjuar pas publikimit të videos nga dasma e saj: U vodh

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez ka deklaruar së  fundmi se një person, i ftuar në dasmën e saj me Ben Afflcek shiti një video të tyre gjatë festës.

“Kjo është marrë pa leje. Dhe kushdo që e ka bërë ka përfituar nga momenti ynë privat”, ka shkruar ajo në një koment në Instagram të shpërndarë nga llogaria e fansave @jlow0rld. Ne i kërkuam të  gjithëve të mos publikonin video apo foto nga dasma jonë.

“Gjithçka që unë  do nxjerr  është OnTheJLO dhe është për ta ndarë me fansat e mi. Të cilën do ta bëj kur të jem gati. Kjo u vodh pa pëlqimin tonë dhe u shit për para. Faleminderit ,ju dua,” shtoi Lopez.

Në klip, artistja, i këndon Affleck, i cili ishte ulur në një karrige përballë saj, duke buzëqeshur dhe duke shijuar performancën.

Çifti zhvilloi dasmën me mbi 100 të ftuar, të organizuar në kompleksin e aktorit në Hampton Island Preserve në Gjeorgji, pas ceremonisë së tyre intime në Las Vegas muajin e kaluar.

E drejtuar nga Jay Shetty, ceremonia kryesore u mbajt në lëndinën e pasme nën një kornizë të bardhë të mbushur me lule të bardha, ndërsa oborri ishte i mbuluar me mijëra qirinj. Të gjithë të pranishmit në eventin kryesor ishin veshur me të bardha.

 

Lopez dhe Affleck fillimisht u lidhë n në korrik 2002 dhe u fejuan në nëntor. Ata më vonë shtynë dasmën e tyre në shtator 2003. Dyshja u ribashkua në vitin 2021./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *