• |
ide | kryesore

Kërcënon me dorëheqje nëse vjen Ronaldo: CR7 nuk e do as Sporting Lisbonë

-Instant, Sport



Pista Cristiano Ronaldo-Napoli mbetet e vetmja akoma në lojë edhe pse është gjithnjë e më e ndërlikuar. Jorge Mendes dëshiron me çdo kusht të kënaqë klientin e tij, i cili kërkon të largohet nga Djajtë e Kuq dhe të kalojë në një klub që luan Champions League. Napoli, por jo vetëm: në Portugali ka nga ata që ëndërrojnë rikthimin në origjinë, te Sportingu i Lisbonës, ku nisi karriera e tij e jashtëzakonshme. Por pikërisht te Sporting ka nga ata që tashmë kanë ngritur zërin përpara një ardhjeje të mundshme të CR7: trajneri portugez Amorim – sipas raportimeve të Times – është gati të japë dorëheqjen nëse sulmuesi 37 vjecar do të mbërrinte në ekip.

Sipas Amorimit, Cristiano Ronaldo nuk do ta forconte skuadrën, por do të prishte ekuilibrin e ndërtuar me mund. Megjithatë, ai i Sporting ka qenë një fillim i keq i kampionatit, me katër pikë në katër javë në të cilat ka marrë tashmë dy humbje. Kështu, një ardhje e një kampioni të padiskutueshëm si Ronaldo mund vetëm t’ia japë shtysë një skuadre që ekuilibrin e ka tashmë të prishur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *