• |
ide | kryesore

Policia konfirmon dy të vrarët në Tiranë, zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë informacion në lidhje me krimin në familje që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se një person me iniciale A.M. k qëlluar në drejtim të vëllait të tij dhe kunatës të cilët kanë ndërruar jetë. Tashmë po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *