• |
ide | kryesore

Chris Rock kritikohet ashpër pas komentit të tij ndaj ftesës së Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Chris Rock është kritikuar ashpër pas shakasë që ai bëri për ftesën e Oscars.për të bërë një shaka në lidhje me vrasjen tragjike të Nicole Brown Simpson.

Gjatë një shfaqjeje stand-up në Phoenix të dielën, komediani zbuloi se atij iu kërkua të priste Oscarët e vitit të ardhshëm pasi Will Smith e goditi atë në shfaqjen e 2022.

Rock më pas bëri shaka se ai nuk do të kthehej në Academy Awards sepse do të ishte si t’i kërkonte Nicole Brown Simpson “të kthehej në restorant” ku ajo la syzet e saj para se të vritej.

Simpson u vra me thikë në vitin 1994 dhe ish-bashkëshorti i saj, O.J. Simpson, doli në gjyq për vrasjen. Pavarësisht se aiu shpall i pafajshëm, një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se ai kishte gisht në vrasje e saj.

Ndjekësit në mediat sociale e kritikuan Rockun për krahasimin e dy incidenteve dhe komentuan se ndoshta ai e meritonte të sulmohej nga Smith, për shkak se ai bëri shaka për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

“Sa më shumë që Chris Rock flet, aq më shumë fillon të kuptosh se përse Will Smith e goditi ”, shkroi një person.

“Të krahasosh atë që i ndodhi atij me atë që i ndodhi Nicole Brown Simpson është vërtet pa shije dhe aspak qesharake,” shtoi dikush tjetër.

Megjithatë, të tjerë theksuan faktin se publiku i gjerë nuk ishte aq i ashpër ndaj Rock-ut kur ai u tall me Pinkett-Smith, dhe pretenduan se kjo ishte për shkak se ajo ishte një “grua me ngjyrë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *