• |
ide | kryesore

NASA bën përpjekje të re për të nisur raketën në Hënë

Lajme, Planet, Të fundit



NASA do të bëjë përpjekjen e dytë të shtunën, më 3 shtator, për të nisur raketën e saj të re Space Launch System (SLS) drejt Hënës. Përpjekja e parë më 29 gusht për të nisur këtë raketë në Hënë, u anulua për shkak të problemeve teknike në njërin prej motorëve.

Pas mbledhjes së të dhënave, inxhinierët thanë se tani besojnë që e kanë kuptuar se pse njëri nga katër motorët e raketës nuk arriti të ftohej në temperaturën e kërkuar për operim. Inxhinierët thanë se kanë krijuar një strategji për t’u përballur me këtë problem, gjatë tentimit të dytë për nisjen e raketës.

Lëshimi i raketës të shtunën, do të ndodhë në orën 14:17, me orën lokale. Raketa do të lëshohet nga Qendra Ajrore Kennedy në Florida. Inxhinierët do të kenë dy orë kohë për të lançuar raketën nga Toka.

Raketa SLS është mjeti më i madh që ka zhvilluar ndonjëherë NASA. Ky misionet drejt Hënës është pjesë e programit të saj për të mësuar më shumë se si të arrihet në planetin Mars.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *