• |
ide | kryesore

Sulmohet me miell ministri i Financave të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Financave të Kosovës është sulmuar me miell në Prishtinë. Ka qenë kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, dikur anëtar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ai që ka publikuar video-n në llogarinë e tij në Facebook.

“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkruan Molliqaj në Facebook.


Reagimi vjen si pasojë e një vendimi të ministrit Murati për të mos kaluar pagat e muajit gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qendrore të cilët kanë zhvilluar një grevë. Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve është marrja e pagesës prej 100 eurosh, si ndihmë për rritjen e përgjithshme të çmimeve. Paketa e miratuar nga qeveria përfshin vetëm pensionistët.



4 Comments

  1. Bravo Kosova! Ndergjegja qytetare e larte dhe aktive te ju. Ne shqiperine mëmë eshte plot ne lepura te nenshtruar dhe pa dinjitet.

    1. Nuk po kuptoj ku eshte arsyeja qe gjujn me mill kete minister…! nuk ka ndoni afere koruptive, shkolle ka ne usa ka kry, i aft eshte ndoshta dardan mulliqi di diq per te sepse ka lidhje te shkurte me batonin, e punsoj te edi grun e tij besen, shum shkurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *