• |
ide | kryesore

Video/ Bayern Mynih humbet vendin e parë, Union Berlin e ndal: Freiburg triumfon në Leverkusen

-Instant, Sport, Video



Me barazimin e kampionëve të Gjermanisë, kreu i renditjes ndryshon në këtë javë të pestë të Bundesligës. Vetëm 1-1 për Bayern Munich në shtëpi ndaj Union Berlin. Bavarezët e panë veten në disavantazh, por rikuperuan me Kimmich. Freiburg triumfon 3-2 ndaj Leverkusen me një përmbysje të madhe. Poker i Këlnit në Wolfsburg. Përfundon 1-1 ndeshja mes Stuttgartit dhe Schalke 04. Fitore në frymën e fundit për Werder Bremen ndaj Bochum.

Frenim i Bayern Mynih ndaj kryesueses Union Berlin, që ruan vendin e parë në shoqërinë e Borussia Dortmund. Ishte Becker ai që shtyu vendasit përpara në minutën e 12-të, me kampionët e Gjermanisë që u gjendën në disavantazh. Reagim i menjëhershëm i skuadrës së Nagelsmann që barazoi me Kimmich. Në pjesën e dytë, pa shumë emocione, skuadrat luajtën hapur duke lënë mundësi për raste shënimi, por të pashfrytëzuara. Kampionët e Gjermanisë u spostuan në gjysmëfushën kundërshtare në fund pa mundur të gjejnë lëvizjen fituese dhe nuk mundën të ndryshonin rezultatin që do t’i lejonte të rrëmbenin të vetëm kryesimin e kampionatit. Kështu përfundon me një gol në secilën anë dhe Bayern bllokohet sërisht.

Bundesliga Germany
Bayer Leverkusen 2-3 Freiburg
Bochum 0-2 Werder Bremen
Union Berlin 1-1 Bayern Munich
VfB Stuttgart 1-1 Schalke 04
Wolfsburg 2-4 FC Cologne



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *