• |
ide | kryesore

Berisha: Instalacione 4 mln € për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në ambientet e jashtme të Kuvendit se janë blerë instalacione 4 milionë euro për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës. Sipas kryedemokratit, parlamenti është i ngritur mbi krimin, drogën dhe sistemin e patronazhistëve ndërsa shtoi se dënon seancën e sotme parlamentare.

“Pra është një moment tjetër ky që damkos këtë shumicë dhe parlament që ngrihet mbi krimin, drogën dhe dhunimin e votës, sistemin e patronazhistëve. Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin, sepse është shndërruar në një mbështetje të një regjimi që mashtron me gjithçka dhe vjen në çdo akt e vendim qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, seancë parlamenti, kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Më lejoni të rikujtoj këtu se për qytetarët nuk ekziston asnjë interes më minimal, për t’i mbështetur ata, për të lehtësuar dhimbjen e tyre, përkundrazi për t’i vjedhur. Ato para që fitohen nga rritja e çmimeve i kalohen klientelës së qeverisë dhe blihen instilacione 4 mln euro, për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës.”-tha Berisha.



1 Comment

  1. O shoku sali pyete vjehrrin e atij qe ke ne krah, se ai e ka bere (e ka psur ne mendje prej kohesh). Dhe kjo eshte pjesa me e qelbur dhe qe mban ere sepse kerrici qe mban ne krah ti normalisht eshte i garantuar nga te dy krahet, dmth ka dale me luge ne brez. Edhe hajde te flasim per PD me ty e me kellicin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *