• |
ide | kryesore

Para seancës plenare, Alibeaj mbledh deputetët dhe rendit prioritetet

-Instant, Lajme, Të fundit
alibeaj



Grupi i deputetëve të PD-së që rikonfirmuan Alibeajn në krye të grupit parlamentar të PD-së  janë mbledhur këtë të hënë ne kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim. Në këtë mbledhje Alibeaj ka prezantuar prioritetet për sesionin e ri parlamentar. Ai ka propozuar tri prioritete që grupi i tij ka për sesionin e ri parlamentar:

  • Reforma legjislative;
  • Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
  • Kontrolli parlamentar.
“Jam sot përpara jush për të prezantuar prioritetet e grupit tonë gjatë këtij viti të ri parlamentar. Opozita, gjatë vitit që la pas, ishte e fokusuar në një konflikt mes vetes, që konsumoi energji të panevojshme dhe shfokusoi aksionin opozitarë. Tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për t’i thënë çdo shqiptari se në parlament nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi të bindur që arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë jo me retorikë boshe politike. Me alternativë dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza të hedhura në ajër. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligarkëve, jo me selektivitet dhe lojë interesash.”, tha Alibeaj.



8 Comments

  1. Nje gay politik, zar ambasadash, flet me bindje ne emer te opozites…..

    Na mbyti llumi e s’po ngremë dot kokë….

  2. Edi Rama eshte vizionar, tank qe nuk i shtyp opozitaret me zinxhir, por i mund me fall me filxhan kafeje. I nderroi faqen Shqiperise por me kosto te larte. Antisocial, vrases i jetes se pensionisteve, varferi per qytetaret dhe jete luksi per 5 perqind te popullesise. Nuk ka transparence, te rremben pronen pa te pyetur dhe demshperblyer. Nje administrate e paafte, nepotike, e dhunshme me qytetaret, 50 perqind te kohes e kalon ne klube. Se mos ishim me mire me Berishen, ne llum ishim ne cdo drejtim, vetem per pensionistet beri me shume. Ta gezojme Edi Ramen deri me 2033, askush nuk ja merr pushtetin, se opozita e percare e ben Ramen te pamposhtur. Prisni nuk kemi pare gje akoma.

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Nuk të kuptova; a ishim më mirë me Berishën apo me edvinin, sepse ti shprehesh as ky e as ai, edhe ky edhe ai.

  3. Ça s’kemi pare ktu ne ketvend, po kta lloj strucesh jane model i ri neverie

    Boni kujdes se jane teper te rrezikshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *