• |
ide | kryesore

Ndryshime në buxhetin e 2022/ Publikohet paketa e dytë anti-krizë

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e buxhetit fincanciar për vitin 2022. Këtë të martë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bë me dije se 6.1 miliardë lekë do të përdoren për të përballuar krizën ekonomike.

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%”.

Ibrahimaj shtoi gjithashtu se shpenzimet do të rriten me 13 miliardë lekë, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve si dhe do të reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë.

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë, deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve pasi mund të kemi ulje të borxhit nëse kursi vijon i tillë”, tha ministrja.

Shtohen shpenzimet
6.1 miliardë lekë për zgjatjen e paketës anti krizë
1.67 mld lekë për kompensimin e materialeve të ndërtimit për kontratat publike
4 mld lekë për të rritur shpenzimet kapitale
1.72 miliardë lekë për shpenzime për familjet që trajtohen me bonus qiraje këtu përfshihet edhe fondi prej 20 milionë lekësh për Bashkinë Kamëz
1.2 miliardë lekë për blerjen e tekstet shkollore

Të ardhurat
Ishte            546,8 mld lekë
Bëhet          576,8 mld lekë
Diferenca      +30 mld lekë

Shpenzimet
Ishin           647,6 mld lekë
Bëhen         660,6 mld lekë
Diferenca      +13 mld lekë

Deficiti buxhetor
Ishte          100,8 mld lekë
Bëhet          83,8 mld lekë
Diferenca     -17 mld lekë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *