• |
ide | kryesore

Rikthehet Champions League: sytë e botës në Paris, mbërrin ‘armiku’ Agnelli dhe Juventusi i tij

-Instant, F1, Sport



Tani nis e vërteta. Në mbrëmje faza e grupeve të turneut më të famshëm të klubeve nis rrugëtimin e tij, duke propozuar nivelin më të lartë të mundshëm menjëherë. Në fushë kampionët në fuqi të Real Madrid, ambicjet e skuadrës së Guardiolës të udhëhequr nga Haaland, por mbi të gjitha përplasja, që shkon përtej sportit: ajo mes PSG dhe Juventus.

Dy krerët e klubeve janë konsideruar mes tyre tradhëtarë të cështjeve në të cilat besojnë: Al Khelaifi, se presidenti i Juventus Agnelli donte të vriste Chamopions me projektin e tij Super League dhe numri 1 i bardhezinjve, që e akuzon si spiunin e Ceferin. Në fushë, dy skuadrat nuk i shpëtojnë dot lojërave politike të presidentëve të tyre, përtej faktit se luhet prestigji i Grupit H, ku fituesi merr statusin e forcës së parë të grupit. Allegri shkon pa Pogba e Di Maria, por me bindjen se duhet ta luajë me cdo kusht sfidën kundër treshes së frikshme parisiene: Mbappe-Messi-Neymar.

Chelsea, klubi që ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës në Europë duhet të debutojë në Zagreb, në nnjë ndeshje kundër Dinamos që nuk është treguesi i supremacisë në Grupin E, por mjaftueshëm e rëndësishme pëer të paralajmëruar Milanin, që debuton në Salzburg, me detyrimin fitore.

Kampionët e Europës nuk duhet të kenë problem në Grupin F, por transferta e celtic duhet përballur me inteligjencën për të vendosur diktatin e menjëhershëm. Ancelotti nuk dëshiron kurrësesi ti japë shpresë askujt, për më tepër që në garën tjetër të mbrëmjes Leipzig mund të krijojë ide të rrezikshme pas një fitore të mundshme ndaj Shakhtar. Ukrainasit janë refugjatë, por duan të bëjnë figurë të mirë kundër një skuadre që me rikthimin e Ëerner kanë gjetur një pikë referimi.

Në grupin G, në pritje të përplasjes direkt të dy më të kuotuarve, Borussia Dortmund e Manchester City duhet të bëjnë detyrën, që është më e komplikuar për anglezët në shtëpinë e Sevillas se për gjermanët që do të ndërtojnë murin e verdhë përpara Copenhagen.

Champions League
Group E
18:45 Dinamo Zagreb – Chelsea
21:00 FC Salzburg – AC Milan
Group F
21:00 Celtic – Real Madrid
21:00 RB Leipzig – Shakhtar Donetsk
Group G
18:45 Borussia Dortmund – FC Copenhagen
21:00 Sevilla – Manchester City
Group H
21:00 Benfica – Maccabi Haifa
21:00 Paris Saint-Germain – Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *