• |
ide | kryesore

Familja e Cara Delevingne, të shqetësuar për shëndetin e saj mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja e Cara Delevingne thuhet se po planifikon të organizojë një ndërhyrje pas sjelljes së modeles gjatë javëve të fundit.

Ajo ka shqetësuar të afërmit e saj pasi u fotografua të hënën në aeroportin Van Nuys e ulur në një stol pa këpucë dhe me flokë të shkatërruar teksa pinte një cigare.

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata ka qenë e tillë prej disa javësh dhe familja e Caras është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që ajo të marrë ndihmën që mund t’i duhet,” tha një mik i familjes për The Sun.

“Ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë – pa pije alkoolike, pa festa. ”

Burimi shtoi: “Cara është një vajzë tepër e zgjuar,por ka nevojë për ndihmë, ka pasur disa biseda për ta çuar atë në një qendër rehabilitimi.

Modelja ka folur më parë për betejën e saj me ankthin dhe depresionin, duke zbuluar se ishte në depresion të rëndë kur ishte 15 vjeç, pasi kishte vështirësi në shkollë për shkak të dispraksisë së saj.

“Doja të vetëvritesha. Nuk mund ta përballoja më këtë. E dija se sa me fat dhe e privilegjuar isha, por gjithçka që doja të bëja ishte të vdisja. U ndjeva shumë fajtore për shkak të kësaj dhe e urreja veten. Unë nuk doja të ekzistoja më. Doja që çdo molekulë e trupit tim të shpërbëhej. “, rrëfeu Delevingne në një intervistë për ‘Teen Vogue”./Lapsi.al

A source told DailyMail.com about Delevingne's behavior at Burning Man: 'She had just spent days in the desert, not eating all that much and she looked disheveled because she hadn't had time to scrub up yet' Cara Delevingne made her latest worrying appearance on Monday in Los Angeles, appearing disheveled and jittery prior to boarding Jay-Z's private jet wearing socks but no shoes Back on the tarmac, Delevingne was seen on the phone while smoking, appearing jittery for the entire time before getting animated with the caller

A DailyMail.com source said of Delevingne: 'Her friends are worried about her generally after some erratic behavior, but she has a good group around her. She wasn't alone and she has her back'



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *