• |
ide | kryesore

Kim Kardashian flet për martesën me Kanye: Më dha famë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka treguar së fundmi se si lmartesa me Kanye West ndikoi në famën e saj.

Duke folur me kryeredaktorin e Interview, Mel Ottenberg, themeluesja e SKIMS, 41 vjeçe, kujtoi momentin kur kuptoi se “arriti në shoqërinë e lartë”.

“Kur isha me Kanye, ai po më prezantonte me shumë njerëz,dhe mendoj se kjo padyshim bëri që shumë nga ata të kishin një nivel tjetër respekti”, tha Kardashian.

Ish-çifti fillimisht filloi lidhjen në 2012 dhe u martua në 2014; Kardashian bëri kërkesë për divorc në vitin 2021. Ata kanë katër fëmijë: North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3.

Më pas Kim u lidh me Pete Davidson për të cilin ajo foli gjithashtu gjatë intervistës.

“Ai është  një person kaq i mirë, tepër i vecantë. Jam e emocionuar për atë që ai do të sjellë”, u shpreh ajo.

Kardashian dhe Davidson u takuan për herë të parë gjatë debutimit të saj në në SNL tetorin e kaluar. Pete konfirmoi zyrtarisht lidhjen e tyre në shkurt, duke e quajtur atë të dashurën e tij.

Në gusht, dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre pas nëntë muajsh së bashku, tha një burim për PEOPLE. “Një pjesë e arsyes që ata u ndanë ishte për shkak të orarit të tyre të ngjeshur,” tha burimi i brendshëm. “Ata të dy udhëtojnë gjatë gjithë kohës dhe ishte e vështirë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *