• |
ide | kryesore

Letra e Mihajlovic për qytetin e tifozët: “Nuk jam një hipokrit, vështirë të mos mendoj se ishte e thurur”

-Instant, Sport



Sinisha Mihajlovic tregon versionin e tij të ngjarjeve pas shkarkimit nga Bolonja, trajneri serb e bën këtë me një letër të publikuar në La Gazzetta dello Sport dhe drejtuar qytetit, tifozëve dhe klubit: “Unë nuk jam hipokrit, e pranoj shkarkimin, por nuk e kuptoj. Në tre vjet e gjysmë ne kemi arritur – pavarësisht gjithçkaje – shpëtime gjithmonë të qeta duke u përpjekur të bëjmë një futboll proaktiv dhe sulmues, duke promovuar lojtarë të rinj dhe duke i lejuar klubit të fitojë me merkaton në dalje, siç tregojnë seancat e fundit. Ndoshta mund të kisha bërë më mirë, por dhashë gjithçka dhe i shikoj të gjithë me kokën lart pa patur pishmane”.

Mihajlovic më pas duket se dëshiron të heshtë gjuhët e liga që e shpjegojnë shkarkimin duke drejtuar gishtin nga gjendja e tij fizike: “Është e mirë dhe vazhdimisht po përmirësohem. Nuk po kurohem më, vetëm kontrolle shëndetësore dhe kam ndjekur të gjithë stërvitjet në Casteldebole. Këto javë, nuk kam humbur asnjë ditë dhe asgjë nuk më pengon të punoj dhe të ulem në pankinë”.

Është e pashmangshme pastaj të flitet për marrëdhënien me Bolonjën në momentet e vështira të leucemisë: “Aventura ime këtu nuk ishte vetëm futbolli. Ishte një bashkim shpirtrash, një shëtitje së bashku në një tunel të errët për të parë përsëri dritën. Ndjeva vlerësimin për ‘trajnerin dhe atë për njeriun. Të përshëndesësh tifozët, lojtarët, shoqërinë, qytetin për t’i thënë lamtumirën është një gjë normale në futboll, asgjë nuk është e përjetshme, por këtë herë shija që më lë kur hedh kokën edhe njëherë pas është më e trishtë”.

Në fund, një falenderim i madh: “Tifozëve, klubit (edhe pse Sinisa specifikon ”me ndonjë përjashtim të ligjshëm nga ana ime”, për shembull ai nuk përmend menaxherin e zonës teknike Sartori dhe drejtorin sportiv Di Vaio) sektori mjekësor, stafi im, lojtarët e mi dhe spitalit Sant’Orsola”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *