• |
ide | kryesore

Video/ Neymar-gol, Donnarumma pret penallti: Psg me fat në fitoren e ngushtë me Brest

-Instant, Sport, Video



PSG është i pandalshëm në javën e shtatë të Ligue 1. Në Parc des Princes parisienët mposhtën Brest me rezultatin 1-0, duke ruajtur vendin e parë në renditje në pritje të ndeshjes mes Marseille e Lille. Goli në pjesën e parë (30′) i të zakonshmit Neymar, në asistin e Messit, vuri përfund kundërshtarët breton. Donnarumma priti penalltinë e Slimanit (71′) dhe i dhuroi tre pikët vendasve.

Në Parc des Princes, parisienët nuk gabuan dhe morën në shtëpi tre pikët që i japin kryeqytetasve kryesimin e renditjes. Që në fillim vendësit treguan të gjithë potencialin e tyre sulmues, duke mbyllur bretonët në gjysëmfushën e tyre. Pas 30 minutash Neymar zhbllokoi ndeshjen me një krosim të Messit. Në fund të pjesës së parë argjentinasi i PSG-së mori një pasim në zonë dhe menjëherë tentoi goditjen, por kur topi u duk se do të përfundonte në rrjetë, Bizot tregoi talentin e tij duke shmangur rrezikun. Pak sekonda më vonë Mbappe dyfishoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë skuadra e Galtier shtyu përpara me Messin dhe Hakimin, pa arritur të gjejë portën. Në të 71′ ndeshja mund të ndryshojë tërësisht: Kimpembe shkaktoi një faull në zonë dhe Pignard fishkëlleu, duke treguar pikën e bardhë. Mundësi ideale për Brest, por goditja e Slimanit nga njëmbëdhjetë metra, e prit nga Donnarumma. Në bilbilin e trefishtë, PSG mund të gëzohet për vendin e parë në Ligue 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *