• |
ide | kryesore

Kërkimi/ Kush është mësuesja demokrate që Rama e përdori si simbol propagande

-Instant, Arkiva, Kryesore



Kryefjala e pjesës më të madhe të mediave u bë një ngjarje që kryeministri Rama përdori si simbol të një shteti të drejtë dhe demokratik në Kongresin Kombëtar të Arsimit. Ai tregoi për një mësuese, pa emër, që ishte pjesmarrëse në takimet e Berishës “Shqipëria në rrezik”, por që socialistët e kishin mbajtur në punë me kontratë të përhershme, përmes aplikimit në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Para sallës së mbushur plot ai përmendi se e kishte parë kronikën e kësaj nëne të dy fëmijëve, ishte interesuar për rastin e saj, për reagimet në rrjetet sociale që shfrynin se ajo po persekutohej për qëllime politike, por në fund kishte marrë vesh se ajo e kishte fituar me drejtësi vendin e punës (video poshte).

“Në kohën e lirë ajo mund të vijojë të shkojë në mbledhjet e Shqipërisë në rrezik, por nëse Shqipëria do të ishte në rrezik, ajo nuk do kishte dot një kontratë të përhershme”, tha Rama me ironi.

Morali i fabulës kuptohet qartë: ato që pretendon opozita jënë gënjeshtra, kjo qeveri e ka depolitizuar arsimin, administrata funksionon sipas meritokracisë.

Por, ndonëse kryeministri nuk dha as emrin, as të dhëna të tjera identifikuese për këtë arsimtare, të gjitha mediat raportuan si papagaj rrëfimin dhe konkluzionet e tij për drejtësinë që ka vënë rilindja për punësimin e mësuesve.

Lapsi.al shkoi pak më tej. Ne u munduam ta identifikojmë rastin që sipas Ramës përbënte një kronikë të bujshme. Qëmtuam me kujdes të gjitha zonjat që kanë marrë mikrofonin në takimet e Berishës: “Arsimi në rrezik”. Shumë raste ngjanin me hallet që përshkruante kryeministri.

Për, shembull, Daniela Sula në Elbasan denonconte se e kishin larguar nga puna pasi kishte qenë komisionere e PD-së në zgjedhje.

Alkida Mehmeti në Fier, se drejtori i shkollës nuk e pranonte pasi e konsideronte të djathtë.

M. Zeneli nga Prenjasi se performancën e mësuesve të rinj e vlerësojnë patronazhistët. 

Por, ndonëse me problematika të ngjashme, asnjë rast nuk qe i njëjtë me arsimtaren e paemër që përmendte Rama. Ajo nuk dilte as në kronikat e portaleve, as nga ato që ka shpërndarë vetë selia e PD-së. Ajo edhe mund të ekzistojë në ndonjë qoshe të humbur në rrjet, po kërkimet disa orëshe, të disa gazetarëve të Lapsi.al, nuk e identifikuan dot.

Atëherë pyetja është si të gjitha mediat që e propoganduan në kor këtë rrëfim propagandistik, nuk bënë asnjë verifikim? Pse vendosën ti besonin qorrazi Ramës edhe pa ditur emrin e personit për të cilin ai bënte fjalë? Pse u shndërruan në bori të kryeministrit kur ka sa e sa denoncime të tjera për largime politike nga puna?

Po të ekzistonte minimumi i skrupujve për vërtetësinë e lajmit, asnjë gazetë apo portal nuk do e raportonte historinë pa ngritur pikpyetje, aq më tepër pasi ka dëgjuar përgjimet e BILD, ku hierarkë të rilindjes i kërcënojnë mësuesit: “po s’votuat të dielën për ne, të hënën mos u paraqisini në punë”. Një media profesionale dhe e pavarur i sheh me dyshim edhe ato që denoncojnë më zë dhe figurë në takimet e Berishës edhe historitë që Rama tregon pa emër.

Por korit mediatik, i pëlqeu fabula, e pavërtetueshme për momentin, se Shqipëria nuk qe në rrezik pasi edhe militantët e afishuar të PD mund të fitonin në konkurime. Por me symbylltësinë që tregoi dhe gadishmërinë për të shërbyer, vërtetoi pikërisht të kundërtën. Shqipëria nuk është në rrezik vetëm se diskriminon politikisht arsimtarët, por mbi të gjitha se pushteti ka tredhur dhe kthyer në altoparlant shumicën e mediave.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Rama ka parimin “Gënje, gënje, se diçka do te mbetet…”
    Ja pra, na mbeti një anonime si në përrallat per fëmijë, të cilën e rrëmbyen mediat e portalet per t’i bërë fresk Kryeministrit.

  2. vendos bajraktari per te gjithe ne! Studion rastet dhe vendos qe disa te futen ne pune, dhe disa te tjere te vuajne per buken e gojes. Pyetje: ka nxjerre ndonje lek nga xhepi i vet ky? Punonjesit e shtetit i paguan populli nepermjet taksave dhe si gjithe populli jane te majte e te djathte, dhe askush, nuk ka te drejte te paragjykoje askend..

    1. Ti i paemer ketu larte ose nuk je ne dijeni kur Sali Non grada ishte ne pushtet dhe pushonte nga puna gjithe ata qe kishin votuar per te majten deri te pastruesit e banjove ose je idiot dhe ju besone perrallave te tij qorrazi

      1. Ju patronazhistët që komentoni këtu në mbrojtje të “politikës majtiste” të Ramës, haroni se në Shqipëri nuk bëhet fjalë thjeshtë për bindje politike të majta apo të djathta, por një ndarje midis botës së krimit e demokracisë, për të cilën duhet ta thotë fjalën e saj drejtësia.
        Diktatura enveriste ishte diktatura më e egër komuniste në Europë që ruajti modelin stalinist deri në vitin 1992.
        Nuk mund të lejohen mësues , shkrimtarë e artistë në Shqipëri që të helmojnë fëmijtë e përgjithësisht brezin e ri të shqiptarëve, që me mësimdhënien , e krijimtarinë e tyre të vazhdojnë të helmojnë ata me mendësinë diktatoriale kriminale.
        A do të arrinte të bëhej Gjermania një nga vemdet më demokratike në botë, nëse do të vazhdonte të mbante në administratë ish oficerë apo spiunë të GESTAPO-s apo të STASS-it ?
        Në dekadën e parë pas përmbysjes së sistemit diktatorial enverist, edhe mund të lejoheshin mësuesit e indoktrinuar nga komunizmi stalinist, por tashmë kanë kaluar 32 vite nga përmbysja e atij sistemi kriminal, e nëse në shkolla ka mësues që akoma mburin Emverin e sistemin e tij kriminal diktatorial e më keq akoma ka tekste shkollore të kohës së Enverit, kjo do të ishte tragjike për edukimin e brezave të rij.
        Po e përmend këtë për faktin se ka shumë të ashtuquajtur “demokratë të majtë” shqiptarë që heqin shenjën e barazimit midis propogandimit të demokracisë e propogandës diktatoriale duke pretenduar se po bëheshka edhe sot “luftë këasash” kundër tyre.
        Nuk është aspak kështu.
        Në Gjermani ata që bënë krime në diktaturën naziste e komuniste, edhe pse shkuan të fshiheshin në vende të ndryshme të botës, edhe pse mund të jenë tani në moshën 90 vjeçare, pasi zbulohen, arrestohen e dënohen me burg, kurse në Shqipëri akoma vazhdojnë të jenë në administratë stassistët sigurimsë të Enverit

      2. Shume e vertete!
        Une jam deshmitar qe Sali kerma kur vinte ne pushtet ne c’do dikaster shteteror pushonte tere efektivin duke i zevendesuar me militantet e tij qe nga titullari dhe deri tek pastrueset e banjove.

    2. Bajraktari eshte nga fshati ‘nem’.. Si gjith agallaret (deputetet dhe kryetaret e bashkive ne Shqiperi!) Punojne Shqiptaret neper dynja, prishin parane ne Shqiperi per pushime, bajraktari thote se ‘turizmi pati rritje, me 20 te huaj qe ndenjen dy dite!’ Ka kismet ai, se kot nuk ka qe ne 2000 ne vijen qendrore, qe kur merrte 20%..

      1. Ky s’ka shkolle vete, do beje arsimin… Shkollen e bytes ka… ky Progresisti socialist.. Thjesht ka 10 vjet qe ka bere ca veta per voten…se me zgjedhje te hapura, vetem Librazhdin fiton!!

        1. Per kto qe ka bere Rama me patronazhistet duhet te shkojne ne gjykaten nderkombetare per shkelje te te drejtave te njeriut ne Hage.. Ktu “patronazhizmi”eshte njelloj si antisemitizmi, por i bere ne menyre me fshatare.. dhe i ka rrenjet qe ne kohen e merhumit: Dulla elitat i kishte hale ne sy, se kujtonte se do i merrnin pushtetin…Dhe si perfundim padi i deboi, shtremberoi dhe historine duke e rishkruar se Shqiperine e cliruan “partizanet me llastiqe”!!!

  3. Ky beson vete ca genjen esht komplet ne bote cudirash.
    I rreshkit nga trute, zene se ka fillu me perqesh ushtaret e gardes..

  4. Fitoi edhe nje demokrat konkursin thote idioti .
    A thua se demokratet jane armiq e jo shqiptar .
    Ky e ktheu shqiperine ne kohen e qoftlargut .
    Nese palloshi nuk denohet me burg shqiperia nuk ka per te gjet paqe .
    E gjith paria e sektit mavi duhet burgosur .
    Keta nuk kane abuzuar vetem me djersen e shqiptareve por edhe me gjakun e tyre .
    Jane bijt e eterve , kane graden karakurva te linduara .

  5. Shkrimi i ngjet nje dedektivi fshatar qe mat se sa here milet lop dhe sa here dhjet derri.
    Jemi gati ta marrim pushtetin.

  6. Jane tredhur nga Rama, rilindja dhe patronazhistet e tij jo vetem mediat por edhe drejtesia dhe cdo institucion i shtetit te se drejtes. Shqiperia eshte ne rrezik nga trekendeshi i Bermudes.

  7. Kryministri me idiot ne bot ai flet me zorren e trash te veten Jo me mend ai duhet te ket pseudonimin zorra e gjat per mua ai eshte thjesht nje zorr e qelbur bashke me zorrete Volga patronazhiste Brenda tyre Jane futur krimbat Haker te Iranit per te shkatruar vendin e shqiponjave sic thone amerikanet pa cka se ne shqiperi Kane sjell nje sorre ambasadore dhe dihet qe sorrave ju pelqejne krimbat dhe duan ushqim (moj shqipni e mjera shqipni)

    1. Fiks
      Le te bejne orgji krimbash dhe vemjesh Bashke me iraniane e saudite + shterpen koreane kimuten…,
      Te dali rraca e largeqoftit.
      Monstra te peshtira
      Skeni pare gje akoma popull dele voteshites.

  8. Demokrate patronazhiste futur ne PD qellimisht nga komunistet e PS per spiunim, korrier, dizinformues, dhe tallje.

    Keshtu kane bere gjithmone komunistet, i fuste dhe Dull qeni spiunet e tije kudo.

    Demoktaret jane gjumasha.

    1. Dulla qihej ne bythe me Dushanin etj dhe krijesat e tij kete do te bejne.
      Asnje pune persembari, perversa dhe spiuna debila.

  9. Prej 12 shtatorit të vitit 1998, e ka përdorur atë për çdo hall të vetin, për të bërë sulme të dhunshme mbi qeverinë, për t’u pajtuar me të, për të akuzuar Fatos Nanos si vrasës, pastaj për t’u bërë vëlla me të, për të zbuar nga partia kundërshtarët e tij, pastaj për t’i rimarrë ata, për të zbuar nga partia dhe vajzën e tij dhe pastaj për ta rimarrë atë.

    E vetmja gjë nga e cila ai nuk ka heq dorë, ka qenë keqpërdorimi i Azem Hajdarit të vdekur, duke nxjerrë në në këtë mënyrë dhe urrejtjen që ka pasur për Azem Hajdarin e gjallë, të cilin nuk e përdori dot kurrë.Nje shkrim propogantistik i lapsit gjoja kunder propogantes se rames,pse nuk e gjeni dot ju kjo nuk do te thote asgje o gazetaruc,rama te tha dhe ke kush shkonte,ne fund te dites ajo qendron ne pune

  10. Pse demokratet nuk jane shqiptare o palo kryeminister?

    Ne nje shtet demokratik as qe duhet diskutuar qe njerezit jane te barabarte dhe kane te njejtat te drejta themelore si para ligjit, ashtu edhe per punesim sic eshte rasti.

    Sjellja si shembull (edhe pse i rreme) i kesaj demokrateje mesuese qe paska fituar, na tregon se patronazhistet kontrollojne jeten e shqiptareve deri ne detaje, ashtu si dje Sigurimi i shtetit.

    Shkurt, ky eshte nje shtet fashist: o me mua o me armikun. Keshtu u katandis Shqiperia nen thundren e piktorit narcizist dhe te paafte.

  11. të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

    Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

  12. “Në mitingun mortor të Hajdarit kemi shkuar të armatosur, kemi qenë një grup rreth 150 veta, që do pushtonte institucionet shtetërore. Veprimet nuk ishin spontane, por të përgatitura nga ana e Berishës dhe të zbatuara nga ky grup i armatosur, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë; u ndihmuam nga forcat e armatosura të qeverisë Bukoshi

  13. BBC shkruan se Rusia ka shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *